Gjenerali 54 vjeçar trondit fqinjët, del nudo në oborrin e shtëpisë

Gjenerali 54 vjeçar trondit fqinjët, del nudo në oborrin e shtëpisë

10:35, 14/02/2022
A+ Aa A-

Një nga oficerët më të lartë të RAF në Britaninë e Madhe është pezulluar pasi fqinjët e tij janë ankuar në polici se e kishin parë nudo në kopshtin tij.

Zëvendës komandanti i Forcave Ajrore (RAF)  Andrew Turneer, 54 vjeç  u shkarkua pas incidentit, i cili në një kohë të shkurtër ishte në axhendën e vendit.

Sipas të njëjtit lajm, gjeneralit britanik iu tha se ai "kishte dhënë dorëheqjen nga posti i tij për një çështje personale".

Për këtë çështje ka pasur edhe një deklaratë nga Forcat Ajrore britanike.

Në këtë deklaratë thuhej:

 "Ne jemi në dijeni të ekzistencës së incidentit që ka të bëjë me një oficer të RAF dhe është objekt i një hetimi policor".

Nga ana tjetër, fqinji i tij Simon Herbert ka dhënë deklarata të reja për shtypin britanik.

 Herbert dhe familja e tij deklaruan se kur e panë gjeneralin lakuriq, në radhë të parë ishin të shqetësuar për shëndetin e tij.

Fqinji i gjeneralit i përshkroi përvojat e tij me këto fjalë;

“Unë munda ta shihja fytyrën e tij teksa kthehej drejt meje dhe ai kishte një shprehje tronditjeje ose habie. E pashë Andreun krejtësisht të zhveshur. Veprimet e tij mu dukën të dyshimta prandaj lajmërova policinë'

Andrew Turner, i cili i dërgoi një letër falje Herbertit dhe familjes së tij më 10 shkurt, pretendon se ai nuk e bëri incidentin me qëllim.

Avokati i Turner gjithashtu pretendoi se akuzat ishin "të rreme" dhe "irrituese" dhe nënvizoi se nuk kishte asnjë ndjekje penale për këtë çështje.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco