Lufta në prag/ Ukraina kërkon takim me Rusinë brenda 48 orëve

Lufta në prag/ Ukraina kërkon takim me Rusinë brenda 48 orëve

08:24, 14/02/2022
A+ Aa A-

Ukraina ka bërë thirrje për një takim me Rusinë dhe anëtarë të tjerë të një grupi kyç të sigurisë evropiane lidhur me përshkallëzimin e tensioneve në kufirin e saj.

Ministri i Jashtëm, Dmytro Kuleba, tha se Rusia ka  injoruar kërkesat zyrtare për të shpjeguar grumbullimin e trupave ushtarakë në kufi.

Ai tha se "hapi tjetër" ishte të kërkohej një takim brenda 48 orëve të ardhshme për "transparencë" në lidhje me planet e Rusisë.

Por Rusia ka mohuar çdo plan për të pushtuar Ukrainën, pavarësisht nga grumbullimi i rreth 100,000 ushtarëve në kufi me  Ukrainën.

 Vendet perëndimore kanë paralajmëruar se Rusia po përgatitet për veprime ushtarake, me SHBA-të që thonë se Moska mund të fillojë me bombardime ajrore "në çdo moment".

Shumë vende në mbarë botën u kanë kërkuar qytetarëve të tyre të largohen nga Ukraina ndërsa disa shtete  kanë tërhequr stafin e ambasadës nga kryeqyteti ukrainas.

CBS News raporton se SHBA po përgatitet të tërheqë të gjithë personelin e saj nga Kievi brenda 48 orëve të ardhshme.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco