Pas Suedisë dhe Danimarkës, Norvegjia ka vendosur të heqë ndjeshëm të gjitha kufizimet e mbetura për Covid-19.
Mes këtyre kufizimeve që hiqen është përdorimi i detyrueshëm i maskës së fytyrës dhe rregullin e distancimit social prej një metri.
“Distanca mes nesh nuk është më e nevojshme”, theksoi Kryeministri Jonas Gahr Støre në Oslo. KY i fundit me një gjest simbolik, e vendosi maskën në xhepin e xhaketës.
Mes të tjerash ai tha se varianti Omicron i koronavirusit shkakton ecuri më të lehta të sëmundjes dhe vaksinimet mbrojnë mirë.
© SYRI.net