A do vendosë kjo telefonatë nëse do ketë luftë apo paqe në Europë?

A do vendosë kjo telefonatë nëse do ketë luftë apo paqe në Europë?

12:54, 12/02/2022
A+ Aa A-

Rusia ka vendosur më shumë se 100 mijë ushtarë në kufirin me Ukrainën. Të hënën pritet të nisë një stërvitje të madhe ushtarake në brigjet e Krimesë.

Sipas inteligjencës amerikane, të mërkurën pritet sulmi i Rusisë mbi Ukrainë.

Kërcënimi për një luftë në Europë është më afër se kurrë. Koha po mbaron!

Për këtë arsye, telefonata e sotme mes presidentit amerikan, Joe Biden dhe sundimtarit rus, Vladimir Putin do të jetë vendimtare. Sipas BILD, kjo telefonatë mund të vendosë nëse do kemi luftë apo paqe në Europë.

Ndërkohë, në pritje të telefonatës Biden-Putin, Moska ka filluar të reduktojë stafin e saj diplomatik në Kiev. Po kështu edhe punonjësit e ambasadës ambasadës. Ndërsa Ukraina u ka kërkuar qytetarëve të saj të qëndrojnë të qetë dhe të shmangin panikun.

Vendet e ndryshme kanë bërë thirrjet e fundit që qytetarët e tyre të braktisin Ukrainën. Edhe Shqipëria doli sot me një njoftim të tillë.

Sipas medieve amerikane, Putin e ka marrë vendimin final për të pushtuar Ukrainën. Tani pritet urdhri.

Telefonata e sotme mund të jetë shansi final për të penguar atë që mund të përshkallëzohet në një konflikt me pasoja të paimagjinueshme.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco