Diktatori i Koresë së Veriut internon kopshtarët, arsyeja do ju befasojë

Diktatori i Koresë së Veriut internon kopshtarët, arsyeja do ju befasojë

12:11, 12/02/2022
A+ Aa A-

Edhe një profesion i qetë si ai i kopshtarit mund të jetë i rrezikshëm për jetën, të paktën në Korenë e Veriut.

Sipas burimeve të mediave të Koresë së Jugut, të paktën dy kopshtarë janë dënuar duke u dërguar në kampe pune me një akuzë që aq sa paradoksale, aq me pasoja tragjike ishte për punëtorët e thjeshtë.

Ata akuzohen se nuk arritën dot të mundësonin në kohë lulëzimin e disa luleve karakteristike koreane, madje lulja simbol e regjimit të Penianit.

Bëhet fjalë për të ashtuquajturën “lule Kimjongil”, të krijuar në 1988 nga botanisti japonez Kamo Mototeru në nder të diktatorit Kim Jong Il, babai i Kim Jong Un që qeveris vendin me grusht të hekurt.

Çdo vit festohet ditëlindja e Kim Jong Il, më 16 shkurt, dhe në atë datë sheshet dhe institucionet e vendit mbushen me lulet e bukura të kuqe. Por këtë vit, lulëzimi nuk u bë i mundur. Vështirësitë ekonomike që po kalon vendi, totalisht i izoluar edhe për shkak të masave shumë të rrepta kundër COVID, e kishin bërë të pamundur furnizimin e serrave ku rriten lulet me lëndën drusore të nevojshme për ngrohjen e ambientit.

Edhe pse kjo gjë u evidentua nga kopshtarët e rajonit Samsu muaj më parë, sërish ata nuk iu shmangën dot dënimit. Njeri prej tyre u dënua me 6 muaj, tjetri me 3 muaj në kampet famëkeqe, ku shpesh herë, përtej masës së dënimit, nuk dilet më gjallë.

Dhjetorin e kaluar, në 10 vjetorin e vdekjes se Kim Jong-il, vendi mbajti 11 ditë zi kombëtare, ku ishin kufizuara edhe të qeshurat, pazari dhe pijet alkoolike./A2

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco