Ministri i Jashtëm i Ukrainës iu bën thirrje qytetarëve: Qëndroni të qetë

Ministri i Jashtëm i Ukrainës iu bën thirrje qytetarëve: Qëndroni të qetë

11:45, 12/02/2022
A+ Aa A-

''Është jashtëzokinisht e rëndësishme që ne të ruajmë qetësinë tonë’' është shprehur ministri i jashtëm i Ukrainës Dmytro Kuleba, në një deklaratë ditën e djeshme duke shtuar se Rusia mund të pushtojë Ukrainën ‘në çdo kohë’.

''Në këtë kohë është jashtëzakonisht e rëndësishme që ne të ruajmë qetësinë tonë, të qëndrojmë të bashkuar dhe të shmangim veprimet që minojnë stabilitetin dhe mbjellin panik. Forcat e armatosura të Ukrainën po monitorojnë vazhdimisht situatën dhe janë të gatshme të zmbrapsin çdo cenim ndaj integritetit territorial dhe sovranitetit kombëtar të Ukrianës’ duke shtuar:

''Ne vazhdojmë të punojmë për të zbutur tensionet dhe për të mobilizuar mbështetjen e partnerëve tanë ndërkombëtarë në mënyrë që ta mbajmë Rusinë brenda kornizës diplomatike”.

Rusia ka mobilizuar më shumë se 100,000 trupa pranë kufirit të saj me Ukrainën dhe Shtetet e Bashkuara njoftuan dje se një pushtim mund të ndodhë në çdo kohë.

 Uashingtoni u bëri thirrje gjithashtu qytetarëve të tij që të largohen nga Ukraina sa më shpejt të jetë e mundur, siç bënë vendet e tjera, duke përfshirë Britaninë, Japoninë dhe Australinë.

Moska refuzon se po planifikon të pushtojë Ukrainën, duke thënë se po mbron vetëm interesat e saj të sigurisë kundër agresionit të aleatëve të NATO-s.

Presidenti amerikan Joe Biden dhe homologu i tij rus Vladimir Putin pritet të kenë sot një bisedë telefonike. 

Gjithashtu dhe Sekretari amerikan i Shtetit Anthony Blinken tha se  sot do të ketë një bisedë telefonike me homologun e tij rus Sergei Lavrov.

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco