‘Rusia ka përqëndruar forca të mjaftueshme për ta pushtuar Ukrainën’/ Reagon sërish ShBA: Ja nga nisë sulmi

‘Rusia ka përqëndruar forca të mjaftueshme për ta pushtuar Ukrainën’/ Reagon sërish ShBA: Ja nga nisë sulmi

23:24, 11/02/2022
A+ Aa A-

Rusia ka grumbulluar trupa të mjaftueshme pranë Ukrainës për të nisur një pushtim të madh, tha Uashingtoni të premten, teksa u bëri thirrje të gjithë qytetarëve amerikanë të largohen nga vendi brenda 48 orëve pasi Moska e ashpërsoi më tej reagimin e saj ndaj diplomacisë perëndimore.

Një sulm rus mund të fillojë çdo ditë dhe ka të ngjarë të fillojë me një sulm ajror, tha këshilltari i sigurisë kombëtare të Shtëpisë së Bardhë, Jake Sullivan, raporton Reuters.

Sullivan tha se inteligjenca amerikane besonte se një sulm i shpejtë në Kiev ishte gjithashtu një mundësi dhe se presidenti rus Vladimir Putin mund të urdhëronte një pushtim përpara përfundimit të Lojërave Olimpike Dimërore në Pekin më 20 shkurt.

Sidoqoftë, mbetet e paqartë nëse Putini e kishte dhënë përfundimisht urdhërin për nisjen e sulmit ushtarak ndaj Ukrainës, tha Sullivan në një konferencë për media.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco