Rusia mban përsëri rekordin ditor të Covid : mbi 200,000 për herë të parë

Rusia mban përsëri rekordin ditor të Covid : mbi 200,000 për herë të parë

12:34, 11/02/2022
A+ Aa A-

Rusia e mbajti përsëri rekordin e saj 24-orësh për Covid të premten, duke shkuar në mbi 200,000 raste ditore për herë të pare.

Ministria ruse e Shëndetësisë zbuloi 203,949 teste të reja pozitive, një rritje prej 110% nga 97,284 infeksione të reja të premten e dy javëve më parë – që ishte në vetvete një shifër rekord.

Vdekjet u rritën me 722 viktima në 24 orët e fundit, një shtim prej 9% nga 661 vdekjet të premten dy javë më parë.

Reuters vlerëson se Rusia e raporton më pak numrin e vdekjeve nga Covid. Shifra është mbi 708,000, thotë Reuters, jo 338,000 sa pretendojnë autoritetet, duke e bërë atë numrin e dytë më të lartë në botë pas vetëm SHBA. (Rusia ka popullsinë e nëntë më të madhe.)

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco