VIDEO/ Ukrainë: Dialogu episodik Lavrov-Truss që ‘ngriu’ Europën

VIDEO/ Ukrainë: Dialogu episodik Lavrov-Truss që ‘ngriu’ Europën

11:37, 11/02/2022
A+ Aa A-

Një episod i paprecedentë ka ndodhur gjatë takimit të djeshëm mes ministrit të jashtëm rus Sergei Lavrov dhe homoles së tij britanike Liz Truss në Moskë kur po diskutonin çështjen e Ukrainës.

Në një konferencë të përbashkët për shtyp pas takimit personal të dy ministrave, Lavrov tha se në takimin e tij me Liz Truss u ndje sikur ishte në një diskutim me njerëz të shurdhër. 

''Unë sinqerisht jam i zhgënjyer që ajo që kemi bërë është një bisedë midis një personi memece dhe një personi të shurdhër. Shpjegimet tona më të hollësishme ranë në tokë të papërgatitur," tha Sergei Lavrov në konferencën e përbashkët duke shtuar:

“Ata thonë se Rusia po pret derisa toka të ngrijë si një gur, në mënyrë që tanket e saj të mund të kalojnë lehtësisht në territorin ukrainas. Unë mendoj se terreni ishte i tillë sot me kolegët tanë britanikë'.

Truss e sfidoi Lavrovin drejtpërdrejt duke u shprehur:

"Unë nuk isha e heshtur në diskutimet tona më parë, unë parashtrova këndvështrimin e Mbretërisë së Bashkuar për situatën aktuale dhe faktin se, përveçse po kërkojmë të pengojmë Rusinë për të pushtuar Ukrainë, ne jemi gjithashtu shumë të vendosur në ndjekjen e rrugës diplomatike. Unë nuk mund të shoh ndonjë arsye tjetër për të pasur 100,000 trupa të vendosura në kufi, përveç kërcënimit të Ukrainës. Dhe nëse Rusia është serioze për diplomacinë, ata duhet t'i largojnë ato trupa dhe të heqin dorë nga kërcënimet," tha ajo.

Marrëdhëniet mes Rusisë dhe Britanisë së Madhe prej vitesh janë të tensionuara.

 

 Ata arritën kulmin me helmimin dhe vdekjen e  Alexander Litvinenko në Londër në 2006 dhe me atentatin ndaj ish-agjentit të dyfishtë Sergei Skripal dhe vajzës së tij në Salisbury në 2018 .

Minisitri i jashtëm rus argumentoi dhe dje gjatë konferencës se Londra nuk kishte paraqitur kurrë prova për të mbështetur pretendimet e saj për përfshirjen ruse në secilin rast, ose se Moska kishte tentuar të helmonte disidentin  Alexei Navalny në vitin 2020.

Videoja që paraqet momentin e tensionit mes Sergei Lavrov dhe Sekretares së Jashtme britanike Liz Truss

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco