Si sot dhjetë vjet më parë një nga zërat më të jashtëzakonshëm, Mbretëresha e muzikës pop, Whitney Houston u gjet e vdekur në një dhomë hoteli.
Shkaku i vdekjes iu atribua mbytjes aksidentale në vaskë pas përdorimit të tepërt të lëndëve narkotike.
Mbretëresha e muzikës pop kishte mbi 200 milion albume dhe këngë të shitura si dhe është në Librin e Rekordeve Botërore Guinness si gruaja më e vlerësuar në historinë e muzikës me rreth 415 çmime, duke përfshirë 6 Grammy, 2 Emmy, 31 Billboard Music Awards dhe 22 American Music Aëards.
Pas një praktike tradicionale në korin e kishës së Nju Xhersit, Hjustoni zbulohet nga Clive Davis, një nga emrat më me ndikim në historinë e diskografisë.
Debutimi i saj ishte verbues: në vitin 1985 Houston u bë një yll botërorë me këngë "How Will I Know", "Greatest Love of All".
Për albumin e tretë "I'm Your Baby Tonight", Clive Davis organizon një prezantim në kështjellën mbretërore të Mynihut.
Dalja e saj e fundit publike ishte më 9 shkurt 2012 në një mbrëmje të organizuar në periferi të ndarjes së çmimeve Grammy në hotelin Beverly Hilton në Beverly Hills, i njëjti hotel ku ajo qëndronte.
Dy ditë më vonë, në mbrëmjen e ndarjes së çmimeve Grammy ajo nuk u shfaq kurrë.
Në vend të kësaj, ajo u gjet e pajetë në vaskën e saj.
Lajmi për vdekjen e saj u përhap me shpejtësi ndërsa provat po zhvilloheshin në Staples Center duke i lënë të gjithë në mosbesim dhe tronditje.
Pak vite më vonë, në vitin 2015, të njëjtin fat tragjik pati edhe vajza e saj Bobbi Kristina .
E reja pagoi çmimin për famën e prindërve dhe problemet e tyre me drogën.
© SYRI.net