'Taliban i  mirë - Taliban i keq': Strategjia e dështuar e Pakistanit tani po paraqet rrezik për rajonin Ushtarët pakistanezë mbajnë arkivolin e një kolegu që u vra në sulmin mbi bazën ushtarake në Balochistan më 4 shkurt 2022

'Taliban i mirë - Taliban i keq': Strategjia e dështuar e Pakistanit tani po paraqet rrezik për rajonin

14:00, 09/02/2022
A+ Aa A-

Për dekada të tëra, Pakistani ndoqi politikën e mbështetjes së talebanëve afganë, ndërkohë që godiste talebanët pakistanezë, Tehreek-i-Taliban (TTP).

Me talebanët në pushtet në Afganistan, Islamabadi mund të ketë fituar lojën e nisur qëkur. Por loja mund të jetë ndryshe kur xhihadistët të vijnë në derë.

Më 15 gusht 2021, kur talebanët hynë në Kabul dhe morën pushtetin në Afganistan, pati ngazëllime në Pakistanin fqinj.

Afganët kishin "thyer prangat e skllavërisë", tha kryeministri pakistanez Imran Khan një ditë pas marrjes së pushtetit, edhe pse valët e njerëzve të dëshpëruar u përpoqën të hipnin në fluturimet e nisjes në aeroportin ndërkombëtar të Kabulit në përpjekjen për të ikur nga "liria".

Kryeministri pakistanez – i mbiquajtur si "Taliban Khan" nga kritikët e tij - është i njohur për tiradat e tij anti-perëndimore.

Por pozicioni i Khan-it i prirur ndaj gafave mbi talibanët ka qenë gjithmonë në përputhje me objektivat gjeostrategjike të ushtrisë pakistaneze dhe rrjetit të gjerë agjenturor të kryesuar nga Inteligjenca e Ndër-Shërbimeve (ISI).

Pavarësisht mohimeve të përsëritura nga Islamabadi, fitorja e talebanëve mbeti një synim i Shërbimit Sekret Pakistanez gjatë misionit 20-vjeçar të SHBA në Afganistan, që e bëri Pakistanin një aleat tëpabesë në "luftën kundër terrorit" të Uashingtonit, pasi vendi vazhdoi t'i siguronte grupit islamik strehë të sigurt deri në largimin e forcave të koalicionit.

Në qarqet më të kujdesshme të shërbimeve sekrete pakistaneze, "loja e dyfishtë" ishte subjekt i shakave që nganjëherë dilnin në domenin publik.

Në vitin 2014, gjatë kulmit të luftës së SHBA-së në Afganistan, ish-shefi i ISI-së, Hamid Gul, u shfaq në emisionin pakistanez, "Nata e shakasë".

Në televizionin drejtpërdrejt, Gul – i cili ishte Shefi i spiunazhit të Pakistanit në fund të Luftës së Ftohtë – bëri një parashikim të famshëm. “Kur të shkruhet historia, do të thuhet se ISI mundi Bashkimin Sovjetik në Afganistan, me ndihmën e Amerikës”, deklaroi ai, duke zbukuruar rolin e Pakistanit në dhënien fund të okupimit sovjetik të viteve 1980 të Afganistanit.

Ky ishte një prelud i një grushti tjetër që Gul vazhdoi të lëshonte. “Pastaj do të ketë një fjali tjetër: ISI, me ndihmën e Amerikës, e mundi Amerikën,” përfundoi ai ndërkohë që spektatorët ia plasën gazit.

Amerika mund të jetë mposhtur në Afganistan. Por gati gjashtë muaj pas marrjes së pushtetit nga talibanët, shakaja tani mund të jetë me Pakistanin – me rreziqe mizore për qytetarët e tij.

Sulme vdekjeprurëse dhe një paralajmërim ndërkufitar

Të dielën, pesë ushtarë pakistanezë u vranë kur u qëllua nga Afganistani fqinj në një sulm të marrë përsipër nga talibanët pakistanezë, Tehreek-i-Taliban (TTP).

Talebanët janë grupe të ndara në të dy vendet, por ata ndajnë një ideologji dhe besnikëri të përbashkët, të cilat TTP-ja i rinovoi pas pushtimit të Afganistanit nga talibanët.

Megjithatë, Pakistani ndjek një strategji "Taliban i mire - Taliban i keq" që kërkon një fuqi të qëndrueshme, islamike përtej kufirit të saj perëndimor në Afganistan, si kundërpeshë ndaj armikut fqinj  Indisë. "Talibanët e këqij" - TTP, me qëllimin e deklaruar të përmbysjes së shtetit pakistanez dhe vendosjes së ligjit të Sheriatit - konsiderohen një kërcënim terrorist.

Sulmi i tyre në provincën Khyber Pakhtunkhëa të Pakistanit erdhi vetëm disa ditë pasi nëntë ushtarë pakistanezë u vranë në provincën jugperëndimore të Balochistanit në sulme të koordinuara që zyrtarët pakistanezë thanë se përfshinin "planifikues" nga Afganistani dhe India.

Ndërsa autoritetet indiane në mënyrë rutinore mohojnë se i ndihmojnë separatistët Baloch në Pakistan, sulmet po ndizën për herë të parë në marrëdhëniet e Islamabadit me regjimin e ri taleban përtej kufirit perëndimor.

Në një deklaratë të lëshuar gjatë fundjavës, Islamabadi dënoi përdorimin e tokës afgane për sulme kundër Pakistanit, duke paralajmëruar se "pret që qeveria e përkohshme afgane të mos lejojë kryerjen e aktiviteteve të tilla kundër Pakistanit në të ardhmen".

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco