VIDEO/ Abu Dhabi tronditet nga një shpërthim i fuqishëm

VIDEO/ Abu Dhabi tronditet nga një shpërthim i fuqishëm

10:21, 09/02/2022
A+ Aa A-

Një shpërthim i fuqishëm ka tronditur Abu Dhabin në Emiratet e Bashkuara Arabe. Ambasada Amerikanë dyshoi fillimisht për një sulm me raketa, me njerëzit e tmerruar që mbushën rrugët.

Megjithatë, autoritetet policore bënë të ditur më pas se bëhej fjalë për shpërthim të ardhur si pasojë e rrjedhjes së gazit.

Autoritetet e mbrojtjes civile raportuan se morën një telefonatë për një shpërthim dhe zjarr pak minuta pas mesnatës. Më pas u sqarua se bëhej fjalë për një shpërthim si pasojë e gazit, ndërsa qytetarëve iu kërkua që të ndiqnin vetëm burimet zyrtare të lajmeve për t’u informuar.

 ‘Ekipet e specializuara arritën të shuajnë zjarrin, evakuuan ndërtesën si masë paraprake’, u tha në një deklaratë të mbrojtjes civile.

Më herët, ambasada amerikane lëshoi një paralajmërim për një sulm të mundshëm me raketa. Rebelët Houthi të Jemenit kanë marrë përsipër 3 sulme me bomba në Emiratet e Bashkuara Arabe vetëm gjatë këtij viti, duke vrarë 3 persona.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco