Lajmi i fundit

LIVE/ Protesta e 26-të e opozitës para Bashkisë së Tiranës

OKB: Thatësira dhe uria kërcënojnë rreth 13 milionë njerëz në Afrikë

OKB: Thatësira dhe uria kërcënojnë rreth 13 milionë njerëz në Afrikë

16:30, 08/02/2022
A+ Aa A-

Programi Botëror i Ushqimit (WFP) ka paralajmëruar se 13 milionë njerëz në Kenia, Somali dhe Etiopi po vuajnë nga uria, në rajonin e prekur nga thatësira më e keqe në dekada.

Agjencia e Kombeve të Bashkuara deklaroi se të korrat janë shkatërruar për shkak të thatësirës dhe se një numër i madh i kafshëve kanë ngordhur. Kjo i detyroi familjet në familjet rurale, të cilat jetojnë me blegtori dhe bujqësi, të largohen nga shtëpitë e tyre.

“Uji dhe kullotat janë të pakta dhe meteorologët njoftojnë se në muajt e ardhshëm reshjet do të jenë nën mesataren vjetore, gjë që do të kontribuojë në përkeqësimin e situatës”, tha drejtori rajonal i WPF, Michael Dunford.

Aksioni urgjent humanitar është i nevojshëm për të shmangur krizat, si ajo në Somali në vitin 2011, kur 250,000 njerëz vdiqën nga uria, sipas OKB-së.

Sipas ekspertëve, ndryshimet klimatike ndikojnë në frekuencën e ngjarjeve ekstreme të motit dhe pasojat më të këqija i bartë Afrika, megjithëse është kontinenti që kontribuon më së paku në ngrohjen globale.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco