Lajmi i fundit

LIVE/ Protesta e 26-të e opozitës para Bashkisë së Tiranës

'Tanke, tanke, tanke': Rusët rrisin gatishmërinë ushtarake në kufijtë e Ukrainës

'Tanke, tanke, tanke': Rusët rrisin gatishmërinë ushtarake në kufijtë e Ukrainës

14:04, 08/02/2022
A+ Aa A-

Raportet thonë se trupat dhe armët po dalin ga bazat për t’u dërguar në Kursk dhe Voronezh.

Ndërsa frika u rrit në Perëndim për një pushtimn të mundshëm ushtarak rus, liderët botërorë u takuan të hënën në një mori aktivitetesh diplomatike: Emmanuel Macron u nis për në Moskë për bisedime me Vladimir Putin, Joe Biden priti kancelarin gjerman, Olaf Scholz, në Uashington DC dhe një delegacion evropian ishte në Kiev.

Në Mbretërinë e Bashkuar, Sekretari i Mbrojtjes, Ben Ëallace, njoftoi për 350 trupa të tjera në Poloni, pasi 1,700 parashutistë amerikanë mbërritën gjithashtu në vendin anëtar të NATO-s mes shqetësimeve se kriza në Ukrainë mund të përhapet.

Në terren, në Kursk dhe Voronezh, që ndodhen rreth 100 milje larg kufirit me Ukrainën, aktiviteti i rritur ushtarak rus është bërë gjithnjë e më i pamundur për t'u injoruar.

 Ndërsa avionët ulërinin javën e kaluar gjatë një stërvitje ushtarake, banorët e Shilovo, një lagje e Voronezh, u shtangën kur panë një sistem raketash të mbrojtjes ajrore Pantsir të dilte në fushën me dëborë, pikërisht pranë shkollës fillore. Distrikti ushtarak njoftoi se ishte vetëm një ushtrim stërvitor.

Në periferinë aty afër, Maslovka, shkarkimi i tankeve, artilerisë dhe pajisjeve të tjera në një stacion hekurudhor, prej muajsh i ka vënë banorët vendas në rrezik.

"Gruaja ime u kthye nga puna duke bërtitur: tanke, tanke, tanke!" tha Oleg Romanenko, një mekanik dhe punëtor i një dyqani hekurishtesh që jeton pranë një rruge kryesore në Maslovka, të emërtuar sipas Divizionit të 206-të që luftoi gjatë Luftës së Dytë Botërore. “Është e vështirë të dalësh nga shtëpia, të shikosh këtë dhe të mos mendosh se mund të plasë ndonjë luftë. Të gjithë e kanë menduar.”

Videot kanë filluar të dalin për trena që transportojnë trupa ruse drejt frontit dhe për fluturime që të bëjnë të mendosh se trupat nga Siberia po transportohen gjithashtu me avionë drejt Ukrainës.

Pranë depos hekurudhore të Kursk, oficerët e forcave ajrore kaluan me biçikleta nëpër një hotel aty pranë, ndërsa autokolona ushtarake të gardës kombëtare që shihen si forca të mundshme pasuese, janë parë duke lëvizur nëpër qytetet afër tek shkonin drejt kufirit.

Megjithatë, pjesa më e madhe e aktivitetit tregon për shtrirjen e madhe të gatishmërisë së Rusisë, ku rreth gjysma e grupeve taktike të batalionit janë zhvendosur në terrenet brenda distancës goditëse të Ukrainës, ndonjëherë vetëm dhjetëra kilometra larg kufirit.

Zyrtarët amerikanë mendojnë se Rusia i ka 70% të pajisjeve të nevojshme ushtarake në pozicion tashmë për të nisur një sulm.

 

Image

Image

Një aeroplan u ngrit për një stërvitje taktike të forcave ajrore ruse në Voronezh të premten.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco