Lajmi i fundit

LIVE/ Protesta e 26-të e opozitës para Bashkisë së Tiranës

Të harruar, refugjatët e mbetur në kufirin Bjellorusi-Poloni: Një ese fotografike

Të harruar, refugjatët e mbetur në kufirin Bjellorusi-Poloni: Një ese fotografike

13:00, 08/02/2022
A+ Aa A-

Pasi iu ofrua një rrugë për në Evropë nga regjimi i Lukashenkos në Bjellorusi, mijëra azilkërkues tani janë të bllokuar në kufirin e Bashkimit Europian.

Më 13 gusht të vitit të kaluar, një fshatar në Ostróëka, në lindje të Polonisë, postoi dy fotografi në Facebook ku shfaqeshin grupe burrash, grash dhe fëmijësh që ecnin nëpër fushat e misrit me çanta në shpinë.

Ato ishin familje nga Siria, Afganistani dhe Kurdistani i Irakut dhe ishin ndër azilkërkuesit e parë që hynë në vend nga Bjellorusia.

Postimi u shoqërua me këtë tekst të shkurtër: “Në vapën e ditës mespërmes grurit, natën mespërmes misrit, ata kalojnë fshehurazi, enden, vetëm për të shkuar në Perëndim. Politika e madhe dhe refugjatët e vegjël lënë gjurmët e tyre në fushat pranë Ostróëka.”

Pak mund të imagjinohej se ata njerëz ishin preludi i një krize kufitare që do të rezultonte me dhjetëra vdekje.

Presidenti bjellorus, Alexander Lukashenko, sapo kishte filluar të organizonte lëvizjen e azilkërkuesve me premtimin e një kalimi të sigurt në Evropë, me sa duket si hakmarrje për sanksionet që Brukseli kishte vendosur ndaj regjimit të tij. U hap kështu një rrugë e re migracioni drejt BE-së.

Urgjenca humanitare arriti kulmin e saj në nëntor, kur forcat bjelloruse të sigurisë shoqëruan mijëra azilkërkues për në kufirin polak në një përshkallëzim të krizës.

Dëshmitarët i thanë Guardian se si trupat bjelloruse mblodhën grupe deri në 50 persona dhe prenë telat me gjemba për t'i lejuar ata të kalonin.

Shumica e azilkërkuesve u kapën dhe u kthyen në mënyrë të paligjshme dhe të dhunshme në Bjellorusi nga rojet kufitare të Polonisë.

Por qindra arritën të arratiseshin në pyje. Të bllokuar mes dhunës së autoriteteve polake dhe premtimeve të rreme nga bjellorusët, familjet jetonin në tenda të vogla, duke u përpjekur të qëndronin ngrohtë në thasë gjumi me lagështi, ndërsa temperaturat gjatë natës binin nën zero.

Image

Image

Rojet kufitare polake në një pikë kontrolli afër kufirit me Bjellorusinë dhe me një familje që ishin fshehur në pyll

Në përgjigje të kërcënimeve bjelloruse, qeveria e djathtë e Polonisë katërfishoi praninë e rojeve kufitare dhe trupave në zonë dhe krijoi një zonë të militarizuar dy milje në thellësi të rrethuar me tela me gjemba.

Ishte një shfaqje e forcës e paparë në vend që nga fundi i Luftës së Ftohtë. Dhjetëra postblloqe pikësojnë perimetrin e kësaj të ashtuquajture zonë të kuqe, e cila është e paarritshme për punonjësit e emergjencave dhe gazetarët. Ushtarët ndalojnë dhe kontrollojnë çdo makinë ndërsa automjetet e policisë dhe helikopterët monitorojnë zonën.

Çdo natë në pyje, bëhet një garë mes rojeve kufitare dhe punonjësve të ndihmës për të arritur tek azilkërkuesit e fshehur mes pemëve. Nëse policia polake arrin përpara vullnetarëve dhe mjekëve, ata ndoshta do t'i kthejnë emigrantët në Bjellorusi, me rrezikun që shëndeti i tyre mund të përkeqësohet.

Image

Shumë nga ata që gjenden në pyll mezi mund të ecin pasi kanë udhëtuar distanca të gjata në këmbë. Disa nuk kanë ngrënë prej ditësh. Fëmijët shpesh kanë shenja të hipotermisë.

Të paktën 19 persona kanë vdekur që nga fillimi i bllokimit kufitar midis Polonisë dhe Bjellorusisë. Shumica e tyre ngrinë deri në vdekje. Disa u varrosën në fshatin Bohoniki, pranë qytetit polak të Sokółka, në zemër të pyllit që u mori jetën. Njerëzit i thanë Guardian se gjetën trupa refugjatësh të copëtuar nga kafshët.

Një familje azilkërkuesish tha se duhej të varrosnin nënën e tyre, duke e mbuluar me gjethe. "Në zonën e pyllit ku zakonisht ngrenë çadra emigrantët, ndjehet një erë e keqe e fortë dekompozimi," thotë një banor.

Image

Disa familje polake kanë fshehur azilkërkuesit e dëshpëruar në shtëpitë e tyre. Në papafingo të vilave të shpërndara në pyjet përgjatë kufirit, kurdët dhe sirianët irakianë dridhen nga të ftohtit dhe frika, ndërsa rojet kufitare i kërkojnë jashtë. Nëse gjenden, familjet polake që u kanë ofruar atyre strehim rrezikojnë të akuzohen për ndihmë në imigracionin e paligjshëm.

Kamil Syller dhe gruaja e tij, Maria Przyszychoëska, krijuan një rrjet banorësh dhe aktivistësh që vendosën dritat jeshile në dritaret e tyre për të treguar se shtëpia e tyre është një hapësirë e përkohshme e sigurt për refugjatët.

“Ne po përpiqemi të mbrojmë azilkërkuesit dhe tani aktiviteti ynë është kthyer në një formë rezistence,” thotë Kamil. “Por ne nuk duam të jemi heronj dhe po bëhet vërtet zhgënjyese.”

Image

Image

Dritat jeshile kanë rënë në sy edhe të autoriteteve polake. Për javë të tëra, shtëpia e Maria dhe Kamil ka qenë nën vëzhgim.

Rojet kufitare patrullojnë rrugët përreth shtëpisë së tyre dhe qëndrojnë në pritë për njerëzit të dalin nga pylli, në mënyrë që t'i kapin dhe t'i kthejnë përsëri në Bjellorusi.

Sipas të dhënave nga Grupa Granica, një rrjet polak i organizatave të të drejtave të njeriut, rreth 10,000 azilkërkues arritën në Gjermani nga Bjellorusia përmes Polonisë deri në dhjetor. Shumë të tjerë u transferuan në kampet e emigrantëve pranë kufirit me Bjellorusinë.

Image

Image

Një i ri kurd irakian fshihet në një papafingo të vogël. Rojet kufitare hynë në shtëpinë e Syllerit për të marrë dy sirianë. Avokati polak paraqiti dokumente në Gjykatën Evropiane të të Drejtave të Njeriut në një përpjekje për të ndaluar deportimin e tyre në Bjellorusi.

The Guardian foli me dhjetëra aplikantë për azil në qytetin polak të Białystok. Të gjithë thanë se kishin mbërritur në Minsk duke blerë paketa nga agjencitë e udhëtimit, të cilat, sipas refugjatëve, dukej se ishin të lidhura ngushtë me autoritetet bjelloruse. Pavarësisht premtimeve nga linjat ajrore turke dhe bjelloruse për të kufizuar këto fluturime, kriza duket se nuk ka përfunduar. Mijëra azilkërkues mbeten në Bjellorusi.

Me rënien e temperaturave në fund të nëntorit, autoritetet bjelloruse filluan t'i zhvendosin azilkërkuesit në një magazinë doganore në fshatin Bruzgi, e cila është kthyer në një konvikt refugjatësh. Në këtë hapësirë prej 10,000 metrash katrorë, të patrulluar nga dhjetëra ushtarë të armatosur, rreth 1,000 azilkërkues po flenë në shtretër të improvizuar të bërë nga dërrasa dhe kartoni në njësitë e rafteve që dikur përdoreshin për mallra.

Ka dhjetëra fëmijë dhe të moshuar, shumë prej të cilëve kanë nevojë për ndihmë mjekësore. Jashtë, njerëzit ulen përreth dhe ngrohin ushqimin në një sobë me dru. Ka dushe, por nuk ka ujë të nxehtë. Temperaturat e dimrit në Bruzgi mund të bien deri në -12C.

Azilkërkuesit e bllokuar në Bruzgi janë të kapur pas shpresës se Evropa do t'i shpëtojë ata, herët a vonë. Por shpresat e tyre u goditën kur Polonia njoftoi se kishte filluar ndërtimin e një muri prej 353 milionë eurosh përgjatë kufirit të saj me Bjellorusinë, me qëllim parandalimin e hyrjes së refugjatëve në vend.

Pakogjë ka mbetur nga emigrantët që u mblodhën në kufi për muaj të tërë – vetëm një grumbull leckash dhe shishesh. Mbetjet e rrobave varen nëpër telat me gjemba, një kujtim i zymtë i atyre që u përpoqën të kalonin në anën tjetër./ar.sh/SYRI.NET

Image

Image

Image

Image

Image

Image

Image

Image

Image

Image

Image

Image

Image

Image

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco