Lajmi i fundit

LIVE/ Protesta e 26-të e opozitës para Bashkisë së Tiranës

Australia po hap plotësisht kufijtë për personat e vaksinuar

Australia po hap plotësisht kufijtë për personat e vaksinuar

16:13, 07/02/2022
A+ Aa A-

Australia do të hapë plotësisht kufijtë për të huajt e vaksinuar me vizë nga 21 shkurti, tha kryeministri Scott Morrison.

Kanë kaluar gati dy vjet që kur vendi mbylli kufijtë për joshtetasit për shkak të kërcënimit të infektimit me koronavirus."Nëse jeni vaksinuar me dy doza, ne mezi presim t'ju mirëpresim në Australi," tha Morrison në një konferencë shtypi.

Australia, pas vitit të kaluar, po hap dalëngadalë kufijtë e saj dhe hyrja në vend tashmë është e mundur për emigrantët ekonomikë me njohuri, studentët ndërkombëtarë dhe "backpackers".

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco