Lajmi i fundit

LIVE/ Protesta e 26-të e opozitës para Bashkisë së Tiranës

Vatikani dëbon modelen/ Veshja e saj provokuese...

Vatikani dëbon modelen/ Veshja e saj provokuese...

14:30, 07/02/2022
A+ Aa A-

Modelja dhe influencuesja Juju Viviera pretendon se është dëbuar nga Vatikani për shkak se ishte shumë se*si, ndërsa mbante veshur një fustan të shkurtër dhe çizme të gjata.

Viviera nga Brazili, vendosi të udhëtonte drejt Italisë dhe të vizitonte Bazilikën e Shën Pjetrit, në zemër të qytetit të shenjtë më 30 janar.

Image

Modelja pohon se i kërkuan të largohej pasi nuk ishte veshur siç duhet, por ajo këmbëngul se nuk ishte e ekzagjeruar.

Vatikani ka një kod të rreptë të veshjesh si për burrat ashtu edhe për gratë, i cili përshin mbulimin e shpatullave dhe gjunjëve dhe Juju ishte në kundërshtim me rregullat me fustanin e saj të shkurtër.

Image

“Një zotëri që punonte atje mu afrua dhe më tha se vendi ishte për lutje dhe se nuk isha veshur siç duhet. U turpërova sepse kishte njerëz të tjerë që e dëgjuan këtë. U ndjeva e parespektuar”- tha ajo.

Jugu thotë se nuk ishte në dijeni të kodit përpara se të shkonte dhe se ishte veshur si zakonisht për një ditë normale.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco