Pandemia e COVID-19/ Kush është kontinenti që rihap kufijtë pas dy vitesh?!

Pandemia e COVID-19/ Kush është kontinenti që rihap kufijtë pas dy vitesh?!

07:44, 07/02/2022
A+ Aa A-

Pandemia COVID-19 ka ndryshuar shumë gjëra në jetën tonë.

Dhe teksa shumë shtete kanë filluar të lehtësojnë masat, falë vaksinimit dhe mutacionit më pak vdekjeprurës Omicron  e gjithë bota dalëngadalë po sheh dritën në fund të tunelit.

Këtë e vërteton dhe vendimi i marë së fundmi nga Australia e cila ishte një nga vendet që mori masat më të ashpra kundër COVID-19.

Australia i mbylli kufijtë e saj në Mars të 2020 dhe vendosi të hapë dyert e saj për botën përsëri pas rreth dy vitesh.

 Deklarata u bë nga kryeministri australian Scott Morrison. 

“Kanë kaluar gati dy vjet që kur vendosëm të mbyllim kufijtë australianë. Kabineti Kombëtar ka vendosur sot të rihapë kufijtë' është shprehur kryeminstri australian së fundmi.

Morrison shtoi  gjithashtu se kërkesa e vaksinimit me dozë të dyfishtë është rregulli që të gjithë duhet ta ndjekin.

"Nëse keni marrë dy dozat e vaksinës anti-covid  ne ju mirëpresim përsëri në Australi' .

Udhëtarët të cilët nuk e kanë marrë vaksinën anti-covid për shkak të një arsye shëndetësore do t'u kërkohet të karantinohen në një hotel.

Rihapja e vendi do të fillojë nga 21 shkurti. 

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco