Lihet në burg, amerikania që u kthye në xhihadiste të çmendur dhe stërviste fëmijë

Lihet në burg, amerikania që u kthye në xhihadiste të çmendur dhe stërviste fëmijë

11:57, 04/02/2022
A+ Aa A-

Virxhinia, SHBA - Një grua nga Kansas e njohur dikur si një "vajzë komplet amerikane" do të mbetet në paraburgim përpara se të përballet me akuzat për terrorizëm, e dyshuar për drejtimin e një skuadrileje luftarake të Shtetit Islamik.

Allison Fluke-Ekren, 42 vjeçe, akuzohet se ka trajnuar fëmijët e moshës gjashtë vjeçare për të përdorur automatikët dhe ka planifikuar të kryejë "xhihad të dhunshëm". Asaj iu refuzua lirimi me kusht pasi u paraqit në gjykatë në Virxhinia të enjten. Allison rrezikon 40 vite burg.

Se si ish-mësuesja e shkollës, e cila tha se preferonte mbiemrin Ekrens, u shndërrua nga gruaja e Midëesternit në një fanatike terrorizmi, që u ngrit në radhët e grupit të Shtetit Islamik për të komanduar batalionin e saj tërësisht me femra, është një mister.

Larry Miller, i cili ishte mësues i shkencës i zonjës Ekren kur ajo ishte adoleshente në Topeka, Kansas, në vitet 1990, i tha BBC-së se ishte krejtësisht i habitur nga lajmet për lidhjet e saj me ISIS.

Ai e kujtonte me mall si një studente të zgjuar gjatë viteve që ajo ndoqi shkollën me pagesë ku ai jepte mësim.

"Ajo ishte një studente shumë, shumë e mirë. Ajo ishte inteligjente dhe kishte një sens humori," tha ai. "Prindërit e saj ishin shumë, shumë mbështetës."

Rreth 15 vjet më parë, ai mori një email nga ajo, ku thoshte se sa shumë e admironte atë si mësues. “Ishte kjo letër vërtet e bukur, që thoshte se si ajo kishte këtë dashuri për shkencën dhe natyrën dhe se po merrte një diplomë për të dhënë mësim.

"Ajo kurrë nuk bëri asgjë që më tregonte se donte të dëmtonte një gjallesë tjetër," tha ai, duke kujtuar një rast kur ajo kapi një hardhucë ​​në një ekskursion në klasë, duke e mbajtur me kujdes që studentët e tjerë ta studionin. "Unë nuk mund ta kuptoj se si dikush që ka një dashuri të tillë për natyrën dhe njerëzit do ta bënte këtë."

Megjithatë, disa dekada më vonë, ajo dyshohet se u bë një ndjekëse e përkushtuar e ideologjisë ekstremiste të përkrahur nga ISIS, me një dëshmitar që u tha prokurorëve federalë amerikanë se pikëpamjet e saj ishin "tek 11-ta ose 12-ta' në një shkallë nga 1-shi deri tek 10-a, pra, ku me 10 vlerësoheshin ato që ishin jashtëzakonisht të radikalizuara."

Sipas autoriteteve amerikane dhe të dhënave publike të shqyrtuara nga BBC, zonja Ekren kaloi kohë duke jetuar në Lindjen e Mesme në fund të viteve 2000 me bashkëshortin dhe fëmijët e saj të atëhershëm, duke e kaluar kohën jashtë vendit edhe me vizita në Kansas. Ajo regjistroi detaje të asaj që dukej të ishte një jetë normale në një blog në 2008-ën.

Rreth vitit 2012, ajo u kontrabandua në Siri, thanë autoritetet amerikane dhe u angazhua në një jetë terrorizmi më pas, duke u martuar me disa operativë të ISIS pasi burri i saj i parë vdiq dhe duke trajnuar gra dhe vajza për të përdorur armë AK-47, për të shpërthyer bomba dhe për të përdorur jelekë vetëvrasës.

Një dëshmitar pretendoi se ata kishin parë një nga fëmijët e zonjës Ekren, atëherë pesë ose gjashtë vjeç, duke mbajtur një automatik në rezidencën e saj ndërsa jetonte në Siri.

Të enjten, gjykatësi Ivan Davis tha se zonja Ekren do të qëndronte në paraburgim pa lirim me kusht, duke shpjeguar se gjykata peshon faktorë të ndryshëm, duke përfshirë sigurinë e komunitetit lokal dhe raportet e shërbimeve paragjyqësore, gjatë seancave dëgjimore.

Ajo nuk e kundërshtoi ndalimin, tha zoti Davis.

Në fillim të kësaj jave, asaj iu tha se familja e saj në SHBA - prindërit dhe dy fëmijët e rritur - kishin kërkuar që ajo të mos lejohej të kontaktonte me ta.

Një dëshmitar bashkëpunues në dokumentet e akuzës së qeverisë federale të SHBA-së konfirmohet se është një nga anëtarët e familjes së zonjës Ekren, megjithëse emrat e tyre nuk u përmendën.

"Si një si Allison, një vajzë komplet amerikane, bëhet një person që largohet dhe dëshiron të vrasë?" pyeti një z. Miller mosbesues. Asaj duhet t’i jetë "shpëlarë truri", përfundoi ai.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco