Mandy Alwood britanikja që 'monopolizoi' faqet e para të të gjithë tabolodieve në vitin 1996 për shkak se humbi tetënjakët e saj, ka ndërruar jetë për shkak të kancerit në moshën 56 vjeçare.
Alwood ishte e para që do të lindte tetënjakë, ndaj ajo dhe i dashuri i saj Paul Hutson ishin në qendër të mediave britanike.
Megjithatë kur Mandy Alwood, ishite në muajin e shtatë të shtatzënisë asaj iu deshtë të lindte, por prej procesit shumë të vështirë ajo humbi fëmijët e saj, gjashtë djemtë dhe dy vajzat .
Varrimi i foshnjave në atë kohë u transmetua nga të gjitha kanalet britanike.
E gjithë Britania e Madhe vajtoi së bashku me Alwood.
Por Mandy nuk e kapërceu kurrë humbjen e fëmijë të saj.
Ajo u nda me të dashurin e saj, ra në depresion dhe bëri dy herë përpjeke për vetëvrasje.
Alkooli dhe lokali ishin gjëra më të zakonshme në jetën e saj.
Në vitin 2007 ajo u arrestua për drejtimin e makinës në gjendje të dehur me tre fëmijët e saj (nga martesat e mëparshme) .
Ajo ishte e izoluar nga e gjithë familja dhe të afërmit e saj.
Alwood u zgjua dhe fjeti me një pije në dorë.
Tashmë ajo kishte një taksist të përhershëm që e çonte dhe e merrte nga lokali pasi i ishte hequr patenta e shoferit.
Gjatë vitit të kaluar, Mandy lufoti me kancerin.
Ajo iu nënshtrua një operacioni para Krishtlindjeve por sëmundja u rikthye për t'i dhënë goditjen e fundit.
Trupi i Alwood u dogj sot në mëngjes në Stratford on Avon me shpenzimet e bashkisë.
Asnjë nga familja e saj nuk mori pjesë në funeralin e saj, përveç disa gazetarëve tabloidë.
© SYRI.net