Gruaja që tronditi botën në vitin 1996 vdes e vetmuar

Gruaja që tronditi botën në vitin 1996 vdes e vetmuar

11:37, 04/02/2022
A+ Aa A-

Mandy Alwood, britanikja që “monopolizoi” faqet e para të të gjitha tabloideve në vitin 1996 për tetë njakët që priste të lindte, ka ndërruar jetë në moshën 56-vjeçare, pasi vuante nga kanceri.

Alwood dominoi të gjitha tabloidet britanike në vitin 1996.

Ajo do të ishte e para që do të lindte tetë njakë në Britani, ndaj Mandy me të dashurin e saj Paul Hutson ishin fytyra e ditës në mediat britanike.

Megjithatë, në 7 muajt e shtatzënisë, historia e Mandy mori një kthesë të keqe. Brenda tre ditëve dhe netëve ajo humbi të 8 fëmijët. Gjashtë djem dhe dy vajza.

Si rezultat, të gjithë fëmijët vdiqën brenda pak orësh pas lindjes.

Varrimi i foshnjave u transmetua në të gjitha kanalet britanike asokohe. E gjithë Britania vajtoi me të. Madje edhe Princeshë Diana u takua me të për ta ngushëlluar.

Në atë kohë 31 vjeçe, ajo u gjet në syrin e ciklonit kur tabloidët e sulmuan, pasi nuk sakrifikoi asnjë nga foshnjat për t’i mbijetuar pjesës tjetër.

Por Mandy nuk e kapërceu kurrë humbjen e fëmijëve të saj. Ajo u nda me të dashurin e saj, ra në depresion, bëri dy përpjekje për vetëvrasje.

Pija dhe lokali i lagjes u bënë pjesë e pandashme e jetës së saj për vitet e mëvonshme.

Në vitin 2007 ajo u arrestua për drejtimin e makinës në gjendje të dehur me tre fëmijët e saj (nga martesat e mëparshme) në sediljen e pasme dhe kështu humbi kujdestarinë ndaj tyre.

Mandy ishte e izoluar nga e gjithë familja dhe të afërmit e saj.

Ajo flinte dhe zgjohej me një pije në dorë. Gjithashtu kishte një taksist të përhershëm që e çonte në lokal dhe kthehej, pasi i ishte hequr patenta.

Gjatë vitit të kaluar, Mandy ka luftuar vetëm me kancerin.

Ajo iu nënshtrua një operacioni para Krishtlindjeve por sëmundja u rikthye për t’i dhënë goditjen e fundit.

Trupi i Alwood përcoll të premten në mëngjes në Stratford on Avon me shpenzimet e bashkisë.

Asnjë nga familja e saj nuk mori pjesë në funeralin e saj, përveç disa gazetarëve. 

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco