21 vjeçarja mbytet nga flokët e saj/ Makineria në fabriken ku punonte i kapi dhe...

21 vjeçarja mbytet nga flokët e saj/ Makineria në fabriken ku punonte i kapi dhe...

10:35, 04/02/2022
A+ Aa A-

 

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Bjellorusi ku një 21 vjeçare ka humbur jetën në mënyrë tragjike, pasi flokët e saj u kapën dhe u rrotulluan rreth qafës së saj nga një makineri e fabrikës ku ajo kishte shkuar për punë.

Mediat e huaja bëjnë me dije se viktima është Umida Nazarova e cila atë ditë kishte shkuar që të aplikonte për punë në fabrikën Svarmet në Borisov, Bjellorusi , kur pësoi një dëmtim fatal në kokë. Flokët e të resë janë ngatërruar në makinerinë që ndodhej aty pranë, dhe fatkeqësisht për shkak të rrotullimit rreth qafës i shkaktuan probleme të shumta, duke i marrë jetën.

Në lidhje me këtë ngjarje të rëndë kanë reaguar prindërit e 21 vjeçares që e kanë cilësuar aksident tragjik.

“Flokët e saj u mbështjellën rreth qafës dhe ajo u tërhoq në makineri duke pësuar lëndime të shumta”, ka thënë nëna e saj.

Pavarësisht se u dërgua me urgjencë në spital, Umina fatkeqësisht vdiq 20 ditë më vonë pasi nuk arriti të rifitonte vetëdijen. Ndërkohë nga ana tjetër babai i viktimës kërkon drejtësi, pasi sipas tij janë shkelur disa rregulla në punë.

Ndërkohë në lidhje me këtë ngjarje është arrestuar një menaxhere e kompanisë për shkeljen e rregullave në punë.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco