A po planifikon Putini të nisë luftën me një video ‘fake’?

A po planifikon Putini të nisë luftën me një video ‘fake’?

10:11, 04/02/2022
A+ Aa A-

BILD

Qeveria amerikane ka publikuar disa informacione shpërthyese në lidhje me strategjinë e Rusisë për Ukrainën. SHBA e akuzon sundimtarin rus, Vladimir Putin se kërkon të nisë një luftë me një video false propagandistike.

Mendohet se Rusia dëshiron të trillojë një sulm nga ushtria ukrainase në territorin rus ose krime kundër popullatës rusisht-folëse, tha zëdhënësi i Pentagonit, John Kirby.

Për këtë qëllim po prodhohet një video propagandistike shumë e gjallë.

“Ne mendojmë se Rusia po prodhon një video propagandistike shumë grafike, me trupa të vdekur dhe aktorë që vajtojnë mbi ta,” vazhdoi Kirby. Në video mund të shihen vende të shkatërruara dhe pajisje ushtarake që janë dorëzuar në Ukrainë nga Perëndimi. “Ne kemi parë aktivitete të tilla nga Rusia në të shkuarën,” tha zëdhënësi i Pentagonit.

Kirby nuk dha asnjë informacion se çfarë provash specifike ka dhe në cilën fazë është plani i supozuar. “Ky është vetëm një shembull për të cilin mund të flasim sot,” tha Kirby.

Strategjia pas këtij zbulimi: SHBA dëshiron të pengojë paraprakisht planet e Putinit.

Gazeta ‘Washington Post’ ndërkohë raporton se plani tashmë ka avancuar mirë. Jo vetëm që do ketë viktima të trilluara në Ukrainën lindore, por edhe në Rusi. Moska kërkon që të shkaktojë zemërim.

Qeveria amerikane ka paralajmëruar prej kohësh për një të ashtuquajtur operacion i ‘flamurit të rremë’ nga ana e rusëve. Moska i ka mohuar gjithmonë këto akuza.

“Ne kemi informacione që tregojnë se Rusia ka vendosur tashmë nj grup agjentësh për të kryer një operacion të flamurit të rremë në Ukrainën lindore,” tha një zyrtar amerikan në mes të janarit.

“Agjentët janë të trajnuar në luftën guerile dhe përdorimin e eksplozivëve për të kryer akte sabotimi kundër vetë forcave ruse”, tha ai.

Për shkak se Rusia ka vendosur më shumë se 100 mijë trupa në kufirin me Ukrainën, ekziston frika se Kremlini po planifikon pushtimin e vendit. Presidenti amerikan, Joe Biden paralajmëroi për ‘pushtimin më të madh që nga Lufta e Dytë Botërore’. Sipas tij, një veprim i tillë do të ndryshonte botën.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco