Sot, takimi para hapjes së Lojërave Olimpike Dimërore mes Putinit dhe Xi Jinping në Pekin

Sot, takimi para hapjes së Lojërave Olimpike Dimërore mes Putinit dhe Xi Jinping në Pekin

09:39, 04/02/2022
A+ Aa A-

Një takim mes presidentit rus Vladimir Putin dhe homologut të tij Xi Jinping filloi sot në Pekin, raporton TAS S.

Kjo është vizita e parë e Putinit në Kinë që nga fillimi i pandemisë Covid.

Presidenti rus do të qëndrojë një ditë në Pekin dhe pas bisedimeve dhe drekës private me Xi, Putin do të marrë pjesë në ceremoninë e hapjes së Lojërave Olimpike Dimërore 2022.

Gjatë bisedimeve, liderët janë planifikuar të diskutojnë disa çështje kyçe dypalëshe, rajonale dhe globale.

Pas kësaj, me shumë gjasa do të nënshkruajnë përmes dokumenteve ndërqeveritare dhe tregtare, si dhe një deklaratë të përbashkët për marrëdhëniet ndërkombëtare.

 


 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco