Prifti italian ‘don Euro’ burgoset për zhvatje, pasi miku i shtratit 'i fryu fort bilbilit’ Prifti Luca Morini, i mmbiqquajtur si

Prifti italian ‘don Euro’ burgoset për zhvatje, pasi miku i shtratit 'i fryu fort bilbilit’

09:23, 04/02/2022
A+ Aa A-

Prifti italian Luca Morini, i cili dyshohet se shpenzoi fondet e kishës për festa dhe prostituta, u demaskua nga emisioni "La Iene".

Një ish-prift italian i mbiquajtur "don Euro" nga famullitarët e tij, sepse ai i bezdiste vazhdimisht duke iu kërkuar para, është burgosur për zhvatjen e një ish-peshkopi. Luca Morini shërbeu si prift në fshatin toskan Pontasserchio, përpara se të shkarkohej nga Vatikani prej një sërë skandalesh, që kulmuan kur një gjykatë në Massa Carrara e dënoi  të mërkurën me shtatë vjet e gjysmë burg për zhvatje.

Ai u dënua gjithashtu për përdorimin e një identiteti të rremë pasi u maskua si gjykatës kur punësonte prostituta, por u lirua nga akuzat e tjera për zhvatjen e një murgeshe, shpërndarje droge dhe pastrim parash.

Morini thuhet se u konsiderua "një prift me natyrë të mirë" kur mbërriti për herë të parë në Pontasserchio, një fshat me rreth 2600 banorë afër Pizës.

Por shpejt ati i dhanë pseudonimin “don Euro” pasi i bindi famullitarët e tij kryesisht të moshuar që të dhuronin bujarisht në pjatën e grumbullimit të kishës, para që supozohet se shpenzoheshin në festa, diamante, pushime luksoze me prostituta dhe vizita në klubet e striptizmit.

Hetimet ligjore përaktivitetin e tij çnderues filluan vetëm në vitin 2015 pasi një nga meshkujt prostituta “i fryu bilbilit", e spiunoi për shpenzimet e tij të mëdha, duke zbuluar se Morini ishte hequr si gjyqtar dhe pasi ai ishte shfaqur nga emisioni televiziv Le Lene.

Katër meshkujt, përfshirë edhe “sinjalizuesin” ngritën një padi kundër Morinit për identitet të rremë dhe iu dhanë 14,000 € si kompensim nga gjykata.

Famullitarët e Morinit pohuan për Le Iene se ai gjithmonë i mërziste duke iu kërkuar para edhe gjatë rrëfimeve, megjithëse ata kurrë nuk e raportuan zyrtarisht atë.

Dënimi i Morinit për zhvatje lidhej me Giovanni Santucci, ish-peshkop i Massa Carrara.

Ish-peshkopi Santucci e kishte pezulluar Morinin nga detyrat e priftit dhe dyshohet se ishte shantazhuar për t'i dhënë atij mijëra euro hua dhe për t'i blerë një shtëpi prej 200,000 eurosh. Ish-peshkopi Santucci dha dorëheqjen nga posti i tij vitin e kaluar.

Prokurorët kishin kërkuar një burg prej tetë vjet e gjysmë, por ekipi mbrojtës i Morinit argumentoi se ai vuante nga sëmundje mendore dhe dënimi i tij ishte ulur.

Dënimi i Morinit vjen dy muaj pasi një gjykatë në qytetin toskan të Pratos i dha një dënim me tre vjet e katër muaj burg një famullitari i cili u shpall fajtor për vjedhjen e parave nga kisha e tij dhe përdorimin e tyre për të blerë drogë dhe festa seksuale./ar.sh/SYRI.NET

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco