Itali/ Qëlloi me armë në publik, arrestohet reperi i njohur milanez

Itali/ Qëlloi me armë në publik, arrestohet reperi i njohur milanez

09:07, 04/02/2022
A+ Aa A-

Reperi milanez Kappa_24K , 32 vjeç, është arrestuar nga policia në kuadër të hetimeve për të shtënat e ndodhura në rrugë në Milano më 8 janar, ku mbeti i plagosur një 26-vjeçar egjiptian.

 Reperi akuzohet për mbajtje të një arme zjarri dhe për të shtëna në ajër në një vend publik të mbushur me njerëz. 

Të shtënat kanë ndodhur në kuadër të përplasjes mes dy grupeve rivale të cilat kanë degjeneruar për shkak të ndarjes së parave. 

Debati për ndarjen e parave, nisën të shtënat - Sipas hetuesve, në fakt mosmarrëveshja ka nisur për shpërndarjen e komisioneve të regjistrimit të destinuara për grupet e ndryshme të repit.

 Në kuadër të hetimit të koordinuar nga Prokuroria Publike e Milanos, agjentët kryen disa kontrolle në kërkim të armëve të zjarrit dhe municioneve në zonën e San Siros, në Legnano dhe Motta Visconti.

 Në lidhje me përplasjen, policia kishte arrestuar më parë një 51-vjeçar. 

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco