Rusia mbylli zyrën e Deutsche Welle-s pas ndalimit të punës së televizionit rus

Rusia mbylli zyrën e Deutsche Welle-s pas ndalimit të punës së televizionit rus

15:40, 03/02/2022
A+ Aa A-

Rusia urdhëroi mbylljen e redaksisë lokale të radio televizionit gjerman Deutsche Welle dhe ndalimin e transmetimit të programeve të saj si një masë hakmarrëse pas ndalimit të transmetimit të kanalit rus RT në gjermanisht në Gjermani.

Sipas Ministrisë së Jashtme ruse, sanksione janë parashikuar edhe ndaj përfaqësuesve të strukturave shtetërore dhe publike gjermane të përfshirë në kufizimin e transmetimit të kanalit RT.

Organi rregullator gjerman për mediat njoftoi të mërkurën se ndalon transmetimin e televizionit rus RT DE në gjuhën gjermane, i cili më parë ishte ndaluar të transmetohej përmes satelitit. Pas ndalimit të transmetimit përmes satelitit, televizioni mund të ndiqej ende përmes faqes së internetit dhe aplikacionit celular.

Zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme ruse Maria Zakharov njoftoi sot në Telegram masat hakmarrëse të Rusisë dhe Kremlini dënoi masën e marrë ndaj televizionit rus në Gjermani, duke vlerësuar se ishte një sulm ndaj lirisë së shprehjes.

Media shtetërore ruse RT DE, e njohur më parë si Rasha Tudej (Rusia Today), filloi transmetimin e një programi për tregun gjerman në faqen e saj më 16 dhjetor, duke iu referuar licencës së transmetimit të marrë në Serbi nga Organi Rregullator për Mediat Elektronike (REM). 

Organi rregullator gjerman vlerësoi se licenca serbe e transmetimit është e pamjaftueshme sepse kompania që prodhon programin RT DE është e vendosur në Berlin dhe objektivi i saj është audienca gjermane.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco