VIDEO/ Shpërthim i fuqishëm në një anije të prodhimit të naftës

VIDEO/ Shpërthim i fuqishëm në një anije të prodhimit të naftës

14:18, 03/02/2022
A+ Aa A-

Një shpërthim i fuqishëm ka ndodhur në një anije e prodhimit dhe magazinimit të naftës me një kapacitet prej 2 milion fuqi nafte në brigjet e Nigerisë.

Asnjë viktimë nuk është konfirmuar, por nuk ka fjalë as për të mbijetuar.

''Shkaku i shpërthimit është duke u hetuar dhe po punohet me palët e nevojshme për të frenuar situatën. Për momentin nuk raportohet për viktima, por ne mund të konfirmojmë se në bordin e anijes ishin dhjetë persona të ekuipazhit para incidentit dhe ne po i japim përparësi hetimeve në lidhje me sigurinë e tyre. Kemi njoftuar siç duhet të gjitha autoritetet përkatëse dhe i bëjmë thirrje publikut që të qëndrojnë larg zonës, ndërkohë që Ekipi ynë i Menaxhimit të Krizave do të vazhdojë të monitorojë situatën dhe të përditësojë të gjitha palët e interesuara me informacione të reja ndërsa hetimi evoluon” është shprehur kompania që ka në pronësi anijen. 

Sipas pamjeve të publikuara në rrjete sociale shihen flakët e mëdha që përfshijnë anijen.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco