COVID-19/ Pas Danimarkës një tjetër shtet europian do të heqë kufizimet

COVID-19/ Pas Danimarkës një tjetër shtet europian do të heqë kufizimet

13:32, 03/02/2022
A+ Aa A-

Suedia do të bëhet vendi i dytë në Evropë pas Danimarkës që do të heqë kufizimet pandemike javën e ardhshme, pavarësisht nivele rekord të infeksioneve.

"Është koha për të hapur përsëri Suedinë," tha kryeministrja suedeze Magdalena Andersson në një konferencë shtypi.

‘Shkalla e infeksionit do të mbetet e lartë për një kohë më të gjatë, por për aq sa mund të gjykojmë, pasojat më të këqija të infektimit tani janë pas nesh," shtoi ajo.

Kujtojmë që Suedia ishte i vetmi vend që refuzoi izolimin në fillim të pandemisë duke u mbështetur vetëm në masat anti-covid si distancimi, mbatja e maskave dhe higjena.

Suedia ka parë gjithashtu që vdekjet për frymë nga COVID -19 të jenë shumë më të larta se fqinjët e saj nordikë, por më të ulëta se shumica e vendeve evropiane që zgjodhën izolimin.  

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco