VIDEO/ Pamje tronditëse nga vrasja e avokatit dhe këshilltarit ligjor turk të njohur

VIDEO/ Pamje tronditëse nga vrasja e avokatit dhe këshilltarit ligjor turk të njohur

11:51, 03/02/2022
A+ Aa A-

Një avokat i njohur turk, i cili kishte shërbyer edhe si këshilltar ligjor i ekipit të futbollit 'Besiktash' u vra rreth një javë më parë nga dy persona që dyshohet se kishin mosmarrëveshje financiare me të.

 Por mediat turke në 24 orët e fundit kanë publikuar pamjet nga kjo vrasjes, një rast që ka tronditur komunitetin vendas.

Sipas Hurriyet Daily News , 42-vjeçari Şafak Mahmutyazıcıoğlu u vra në Stamboll më 26 janar, brenda një restoranti që zotëronte në lagjen Gesilkoi. 

Sipas burime policore turke dy burra janë takuan në vendndodhje me Mahmutyazıcıoğlu për të biseduar me viktimën dhe një klient për shitjen e një prone.

Informacionet thonë se dy personat kërkuan më shumë para për transaksionin, ndërsa avokati nuk pranoi të plotësonte kërkesën e tyre.

 Sherri që shpërtheu mori një kthesë të dhunshme kur autorët kanë nxjerrë armën dhe kanë qëlluar 7 herë në këmbë avokatin .

Një nga plumbat e ka goditur në një arterie në këmbë dhe për pasojë të gjakderdhjes Mahmutyazıcıoğlu ka ndërruar jetë.

Gruaja e viktimës është Ece Erken e cila është një prezantuese e famshme televizive në Turqi.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco