Romë - Arkeologët në Italinë jugore kanë zbuluar helmeta të lashta luftëtarësh dhe rrënojat e një muri të pikturuar me tulla në një vend që mund të ketë qenë një pararendës i një tempulli kushtuar perëndeshës Athina, thanë zyrtarët të martën.
Ministri italian i Kulturës Dario Franceschini tha se mbetjet e gërmuara në vendin turistik të njohur Velia u gjetën në atë që kishte qenë një akropol i një prej qyteteve më të rëndësishme të Magna Graecia. Velia është 40 kilometra (25 milje) në juglindje të Paestum, një vend shumë i vizituar i tempujve të lashtë grekë.
Gërmimi i përfunduar së fundmi në Velia zbuloi një çift helmetash në gjendje të mirë, mbetjet e një ndërtese, vazo me mbishkrimin grek për "të shenjta" dhe fragmente metalike të atyre që mund të ishin armë, tha ministria e kulturës.
Drejtori i Muzeut Shtetëror Massimo Osanna, i cili më parë kishte drejtuar prej kohësh gërmimet në Pompei, vendi më i famshëm i gërmuar i Italisë, tha se zona e eksploruar në Velia ndoshta përmbante dhurata të blatuara Athinës, perëndeshës mitologjike greke të luftës dhe mençurisë, pas një beteje detare në detin afër Tirren.
Në shekullin e 6-të p.e.s. beteja e Alalia në brigjet e Corsika, forcat greke dolën fitimtare mbi forcat etruske dhe aleatët e tyre kartagjenas.
Velia është e famshme për faktin se ka qënë vendi i një shkolle të lashtë greke të filozofisë, përfshirë filozofët Parmenides dhe Zeno. Ishte pjesë e Magna Graecia, zona e Italisë jugore e kolonizuar nga qytet-shtetet greke. Vendbanimi në Velia zinte një pjesë të sipërme ose akropol, të zonës si dhe faqet e kodrave dhe rrethohej me një mur. Emri i lashtë i qytetit ishte Elea.
Themelimi i Velias daton rreth vitit 540 p.e.s. nga kolonistët nga Azia e Vogël.
© SYRI.net