Murgjit i bien 108 herë kambanës së tempullit për Vitin e Ri Hënor

Murgjit i bien 108 herë kambanës së tempullit për Vitin e Ri Hënor

10:58, 02/02/2022
A+ Aa A-

Murgjit në tempullin e malit Dharma Drum të Tajvanit në natën e Vitit të Ri Hënor goditën një kambanë budiste Fa-hua 108 herë për të shënuar Vitin e Tigrit. Goditja e kambanës simbolizon heqjen e 108 llojeve të shqetësimeve njerëzore.

Turmat u mblodhën në një nga tempujt e njohur të Hong Kongut, Man Mo Temple, për të djegur shkopinj temjani dhe për të bërë lutje për Vitin e Tigrit në ditën e parë të Vitit të Ri Hënor, mes shqetësimeve për variantin omicron.

Pas reshjeve të mëdha të borës gjatë natës në Phenian, populli i Koresë së Veriut shënoi ditën e parë të Vitit të Ri Hënor të martën.

Aty bëhet një festë dy-ditore, por për shumë në kryeqytet, dita fillon me një shfaqje rituale respekti në monumentet e udhëheqësve të mëparshëm, Kim Il Sung dhe Kim Jong Il.

Vendosja e luleve te statujat dhe portretet si dhe përkulja para tyre është rutinë e çdo përvjetori dhe feste të madhe.

Njerëzit në të gjithë Azinë e shënuan Vitin e Ri Hënor me festime të heshtura, edhe pse rritja e shkallës së vaksinimit rriti shpresat se Viti i Tigrit mund ta kthejë jetën më pranë normalitetit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco