Shënimet e zbuluara nga një takim në Dhomën e Situatave në Shtëpinë e Bardhë një ditë para rënies së Kabulit hodhën dritë të re se sa e papërgatitur ishte administrata Biden për të evakuuar shtetasit afganë që kishin ndihmuar Shtetet e Bashkuara në luftën e saj 20-vjeçare kundër talebanëve.
Këto shënime të marra nga Axios tregojnë se zyrtarët e administratës së Biden u përpoqen në minutën e fundit për të bërë një plan ndërsa forcat talebane morën me shpejtësi pushtetin në vend gjatë tërheqjes së trupave amerikane.
Me fjalë të tjera, dokumentet e zbuluara tregojnë se Shtëpia e Bardhë nuk ishte gati të evakuonte qytetarët e afganistanit, sepse në dokumente thuhet se afganët që punojnë me SHBA-në do të evakuoheshin brenda një kohe të shkurtër.
Sipas Axios, takimi u kryesua nga Liz Sherwood-Randall e NSC.
Në takim mori pjesë edhe zëvendësshefi i Shtabit, gjenerali John Hyten.
Zëdhënësja e NSC Emily Horne tha se ajo nuk do të komentonte mbi dokumentet e zbuluara, por u shpreh se "shënimet nga një takim nuk pasqyrojnë muaj të tërë pune në progres në atë kohë".
Horne u shpreh:
"Përmes këtij lloji të planifikimit dhe përpjekjeve të tjera, ne kemi qenë në gjendje të lehtësojmë evakuimin e më shumë se 120,000 amerikanëve, banorëve të përhershëm ligjor, afganëve të pambrojtur dhe partnerëve të tjerë."
Kujtojmë që operacioni masiv i evakuimit të trupave amerikane dhe shtetasve afgan u zhvillua nga 14 gushti deri më 31 gusht të vitit të kaluar, ndërsa forcat talebane rifituan terrenin e tyre në të gjithë vendin pas 20 vitesh lufte.
© SYRI.net