'Ukraina' në tryezën e takimit të kryeministrit hungarez Orban me Putin Takimi midis tyre

'Ukraina' në tryezën e takimit të kryeministrit hungarez Orban me Putin

14:48, 01/02/2022
A+ Aa A-

Gazetarët e The Guardian nga Kremlini kanë raportuar sot se Putini ka të ngjarë të thyejë heshtjen për negociatat me Shtetet e Bashkuara dhe NATO-n për kërkesat e tij që i quan "garanci sigurie". Këto komente ka të ngjarë të vijnë në një konferencë shtypi të planifikuar pas takimit dypalësh.

Në fjalët e tyre të para pas takimit, Putin tha se planifikonte të informonte Kryeministrin hungarez Orban mbi negociatat, të cilat kanë përfshirë një propozim rus për një traktat të ri dypalësh që do të zhbënte NATO-n dhe do të kërkonte një konfirmim që Ukraina nuk do të bashkohej me aleancën. Shtetet e Bashkuara dhe NATO kanë dërguar përgjigje me shkrim, të cilat Kremlini ka thënë se nuk trajtojnë shqetësimet thelbësore të Rusisë.

"Unë besoj se është shumë e rëndësishme që ju dhe unë të shkëmbejmë pikëpamjet mbi nivelet aktuale të sigurisë," i tha Putin - Orbanit. “Siç e dini, ne i dorëzuam propozimet tona Shteteve të Bashkuara në lidhje me detyrimet përkatëse me shkrim dhe do të jem i kënaqur t'ju tregoj se si ka ecur procesi.

Putin tha gjithashtu se donte të diskutonte përpjekjet e përbashkëta për të luftuar Covid-19 duke zgjeruar prodhimin e vaksinës ruse Sputnik dhe për bashkëpunimin në energji.

Të dy udhëheqësit ishin ulur përballë njëri-tjetrit në një tryezë shumë të gjatë. Vendosja e tillë interesante e ndenjëseve duket të jetë risia më e fundit i Kremlinit për të mbrojtur Putinin nga koronavirusi (ai ka thënë se ishte vaksinuar dhe bwri edhe një vaksinë përforcuese). Shumica e zyrtarëve rusë duhet të karantinohen për dy javë përpara se të takohen me Putinin.

Në fjalët e mbajtura në rusisht, Orbán i tha Putinit se "është e vërtetë që po kalojmë kohë të vështira, por viti 2021 ishte viti më i suksesshëm nëse flasim për marrëdhëniet midis vendeve tona". Ai e quajti “sigurinë” – që do të thotë potencial për konflikt – mbi Ukrainën, “çështja më urgjente. "Unë do të doja t'ju siguroj se asnjë lider nga Bashkimi Evropian nuk do të dëshironte një luftë," tha ai. “Ne gjithmonë bëjmë thirrje për gjetjen e një zgjidhjeje politike.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco