Video virale/ Në skamje, nëna nga Kina mban të lidhur me zinxhirë 8 fëmijët e saj

Video virale/ Në skamje, nëna nga Kina mban të lidhur me zinxhirë 8 fëmijët e saj

13:50, 01/02/2022
A+ Aa A-

Një video, ku shfaqet një nënë kineze dhe 8 fëmijët e saj të mbyllur në një kasolle e të lidhur me zinxhirë, ka shkaktuar zemërim të madh.

Mediat e huaja shkruajnë se kjo familje strehohet në Xozhu, një provincë lindore në Jiangsu.

Në video, gruaja shfaqet e frikësuar dhe e paaftë për të kuptuar pyetjet e bëra.

Ajo është e veshur vetëm me një shtresë të lehtë rrobash, pavarësisht temperaturave të ftohta të dimrit.

Sipas BBC, që kur u postua të premten, videoja ka nxitur diskutime të ashpra për trafikimin e qenieve njerëzore në zonat e varfra rurale të Kinës, pavarësisht detajeve të pakta të disponueshme për këtë rast të veçantë.

Shumë përdorues të rrjetit bënë krahasime me një film kinez të vitit 2007 “Blind Mountain”, i cili tregon historinë e një gruaje të re që rrëmbehet dhe shitet si skllave.

Ndërkohë autoritetet dhanë një deklaratë të premten duke hedhur poshtë çdo spekulim rreth rrëmbimit.

Ata e identifikuan gruan me mbiemrin e saj Yang, nga qyteti i Feng County Huankou.

Ata thanë se ajo ishte martuar me burrin e saj, të identifikuar si z. Dong në vitin 1998 dhe ishte diagnostikuar me një sëmundje të shëndetit mendor.

Familja e tij u kishte thënë autoriteteve lokale se zonja Yang kishte shpesh “shpërthime të dhunshme”.

Por përgjigja nga zyrtarët zemëroi më tej përdoruesit e rrjetit, të cilët kritikuan autoritetet për mos adresimin e çështjes së ndalimit të saj, përdorimit të zinxhirëve dhe rreth mirëqenies së saj të përgjithshme.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco