Kaliforni: Tentuan të vidhnin argjendarinë me sëpata, hajdutët pendohen keq

Kaliforni: Tentuan të vidhnin argjendarinë me sëpata, hajdutët pendohen keq

12:22, 01/02/2022
A+ Aa A-

Kamerat e sigurisë kanë filmuar një moment grabitjeje të ndodhur në San Bruno të Kalifornisë, ku disa persona të armatosur me sëpata kanë hyrë brenda në tentativë për të grabitur.

Por, pronari i argjendarisë kishte qenë i pajisur me një pistoletë dhe kështu i ka ndaluar ato.

Incidenti është rregjistruar ditën e premte në argjendarinë “Maaz”, e cila gjendet brenda qendrës tregare “Tanforan”.

Policia ka bërë të ditur se pesë persona që në pamje dukeshin se janë adoleshentë, iu afruan dyqanit dhe njëri prej tyre u fut me sëpatë në dorë.

Kamerat e sigurisë kanë kapur momentin kur të dyshuarit përdornin sëpatat për të thyer xhamat, brenda së cilave ndodheshin stolitë e ndryshme të arit.

Mediat amerikane raportojnë se pronari i argjendarisë e kishte armën të pajisur me leje dhe thjesht i kishte frikësuar grabitësit.

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco