Julian Assange: Deputetët kërkojnë që themeluesit të WikiLeaks t'i jepet azil politik në Francë Partnerja e Julian Assange, Stella Moris, flet jashtë Gjykatës së Lartë pas një seance, në Londër, të hënën, 24 janar 2022

Julian Assange: Deputetët kërkojnë që themeluesit të WikiLeaks t'i jepet azil politik në Francë

12:09, 01/02/2022
A+ Aa A-

Katër deputetë francezë po bëjnë presion që Julian Assange t'i ofrohet azil në Francë në mes të luftës së vazhdueshme të themeluesit të WikiLeaks kundër ekstradimit nga Britania e Madhe për në SHBA.

Jennifer De Temmerman, Jean Lassalle, Cedric Villani dhe Francois Ruffin do të flasin në një konferencë shtypi në Paris më 1 shkurt, ku do të shpjegojnë pse Assange – aktualisht në burg në Mbretërinë e Bashkuar – duhet t’I jepet strehim në Francë.

Ekipi mbrojtës i Assange njoftoi në shkurt 2020 se do të kërkonte azil për të në Francë, përpara seancës dëgjimore në Mbretërinë e Bashkuar nëse 50-vjeçari duhet të ekstradohej në SHBA për gjykim.

Dy vjet më vonë, Assange vazhdon të luftojë kundër ekstradimiy në SHBA, ku do të përballej me gjyqin për publikimin e një grumbulli dokumentesh të klasifikuara ushtarake të më shumë se një dekade më parë.

Në dhjetor 2021, Gjykata e Lartë e Britanisë rrëzoi një vendim të një gjykate më të ulët se Assange nuk mund të ekstradohej për shkak të shqetësimeve për shëndetin e tij mendor.

Në janar, Assange fitoi të drejtën për të apeluar këtë vendim në Gjykatën e Lartë të Mbretërisë së Bashkuar, duke e vonuar edhe më ekstradimin e tij të mundshëm.

WikiLeaks ishte i vendosur më parë në Francë dhe fëmijët e Assange jetojnë në këtë vend, por avokatët e tij pranuan në vitin 2020 se fakti që ai nuk është në tokën franceze do ta ndërlikonte procesin.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco