Numri i vdekjeve nga Covid në Angli kapërcen shifrën 180,000

Numri i vdekjeve nga Covid në Angli kapërcen shifrën 180,000

11:55, 01/02/2022
A+ Aa A-

Numri i vdekjeve nga Covid-19 në Mbretërinë e Bashkuar ka kaluar mbi 180,000, sipas shifrave të reja nga Zyra për Statistikat Kombëtare.

Një total prej 1,264 vdekjesh ndodhën në Angli dhe Uells në javën që përfundoi më 21 janar, ku përmendet Covid-19 në certifikatën e vdekjes, duke e çuar totalin në mbarë Mbretërinë e Bashkuar në 180,622.

Numri i vdekjeve në javët më të fundit ishte mbi mesataren pesëvjeçare në shtëpi private, por nën mesataren në spitale dhe azile.

Shifrat tregojnë gjithashtu se tani ka pasur pak më pak se 45,000 vdekje në azile në Angli dhe Uells që nga fillimi i pandemisë.

Rreth një në nëntë ose 11.6% e të gjitha vdekjeve të regjistruara në Angli dhe Uells në javën deri më 21 janar përmendin Covid-19 në çertifikatën e vdekjes.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco