Temperaturat e ulëta në Florida: Është aq ftohtë sa iguanat bien nga pemët

Temperaturat e ulëta në Florida: Është aq ftohtë sa iguanat bien nga pemët

13:53, 31/01/2022
A+ Aa A-

Shërbimi Kombëtar i motit i SHBA-së në Miami ka lëshuar një paralajmërim për qytetarët duke u bërë thirrje qytetarëve të jenë të kujdesshëm pasi iguanat e ngrira mund të bien nga pemët për shkak të temperaturave jashtëzakonisht të ulëta në të gjithë zonën.

 

“Iguanat janë krijesa gjakftohta. Ata ngadalësohen ose bëhen të palëvizshëm kur temperaturat zbresin në 4 deri në 9 gradë Celsius. “Ata mund të bien nga pemët, por nuk kanë ngordhur”, tha shërbimi meteorologjik në një deklaratë të postuar në Twitter.

Temperaturat në Florida të Jugut ranë në minus 4 gradë Celsius dje në mëngjes, pasi një stuhi e fortë dimërore goditi të shtunën verilindjen e Shteteve të Bashkuara, për shkak të së cilës disa shtete amerikane shpallën gjendjen e jashtëzakonshme dhe detyruan anulimin e më shumë se 1400 fluturimeve, transmeton Tanjug.

Zoologia Stacy Cohen, një eksperte zvarranikësh nga Florida, shpjegoi fenomenin në një deklaratë për stacionin televiziv VPBF.

"Trupat e tyre në thelb fillojnë të zbehen në pemët ku ata flenë në degë, dhe më pas, ndërsa bën shumë ftohtë, ata humbasin aftësinë për t'u mbajtur dhe më pas shpesh bien nga pemët," vuri në dukje Cohen.

Megjithëse shumica e zvarranikëve ka të ngjarë t'i mbijetojnë kësaj periudhe imobilizimi, Cohen pretendon se temperaturat e ulëta janë ende një kërcënim për mbijetesën e tyre, duke kujtuar të ftohtin e vitit 2010 që zhduku popullata të mëdha të këtyre zvarranikëve.

“I ftohti është shumë, shumë i rrezikshëm për jetën e tyre, sepse ata janë nga pjesë të Amerikës Qendrore dhe Jugore pranë ekuatorit, ku qëndron gjithmonë shumë ngrohtë”, theksoi Cohen.

Iguanat e gjelbra nuk janë vendase në Florida, dhe rastësisht hynë në vend si "pasagjerë të verbër" në anije mallrash dhe konsiderohen si një specie pushtuese.

Ata mund të peshojnë deri në 7.5 kg dhe të jenë mbi një metër e gjysmë të gjatë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco