Britania kërkon 2-fishim të trupave për të forcuar kufijtë e Evropës ndaj kërcënimit rus

Britania kërkon 2-fishim të trupave për të forcuar kufijtë e Evropës ndaj kërcënimit rus

08:58, 31/01/2022
A+ Aa A-

Paketa që po shqyrtohet do t'i dërgojë një mesazh të qartë Kremlinit, se "aktiviteti destabilizues" nuk do të tolerohet, tha Johnson.

Kryeministri britanik Boris Johnson po shqyrton mundësinë e dyfishimit të trupave të dislokuara për të forcuar kufijtë e Evropës, pasi ai paralajmëroi se një sulm i Rusisë në Ukrainë do të ishte një "tragjedi".

Boris Johnson tha se propozimi për NATO-n, aktualisht në shqyrtim, do t'i "dërgojë një mesazh të qartë Kremlinit" se "ne nuk do të tolerojmë aktivitetin e tyre destabilizues".

Përveç forcimit të numrit të trupave, ai tha se kjo mund të përfshijë dërgimin e armëve mbrojtëse në Estoni. Avionë të shpejtë, anije luftarake dhe specialistë ushtarakë mund të dërgohen gjithashtu për të mbrojtur aleatët e NATO-s.

“Downing Street” tha se vendosja e mundshme do të "përforconte mbrojtjen e NATO-s dhe do të përforconte mbështetjen e Mbretërisë së Bashkuar për partnerët nordikë dhe baltikë".

Ky vendim pasi Johnson pritet të flasë me presidentin rus Vladimir Putin dhe të udhëtojë në rajonin e trazuar në fillim të kësaj jave. Një udhëtim i dytë për të takuar homologët anëtarë të NATO-s është planifikuar për në fillim të muajit të ardhshëm, tha zyra e kryeministrit.

Detajet e propozimit do të finalizohen nga zyrtarët e Mbretërisë së Bashkuar dhe NATO-s në Bruksel javën e ardhshme, ndërsa ministrat do të diskutojnë opsionet ushtarake të hënën.

Johnson  ka udhëzuar gjithashtu Sekretaren e Jashtme Liz Truss dhe Sekretarin e Mbrojtjes Ben Wallace që të përgatiten për të shkuar në Moskë për bisedime me homologët e tyre në ditët në vijim.

Atyre do t'u kërkohet të përmirësojnë marrëdhëniet me qeverinë ruse dhe të inkurajojnë çtensionim, tha “Downing Street”.

Për më tepër, Wallace pritet të udhëtojë për t'u takuar me aleatët këtë javë në Hungari, Slloveni dhe Kroaci në emër të Johnson.

Ndërkohë, zoti Johnson i ka kërkuar Shefit të Shtabit të Mbrojtjes, Admiral Sir Tony Radakin, të marrë pjesë në kabinet të martën për të informuar ministrat mbi situatën në Ukrainë.

Mbretëria e Bashkuar tashmë ka më shumë se 100 trupa që ofrojnë trajnime në Ukrainë si pjesë e Operacionit Orbital.

Ka gjithashtu 900 vetë, personel ushtarak britanik me bazë në Estoni dhe një skuadron i kalorësisë së lehtë prej rreth 150 personash është vendosur në Poloni.

Kjo vjen pasi Johnson u kërkoi shefave të mbrojtjes dhe sigurisë që të shqyrtojnë opsionet e mëtejshme ushtarake mbrojtëse në Evropë gjatë një konference të nivelit të lartë të shërbimit sekret mbi situatën javën e kaluar.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco