Lajmi i fundit

TASK FORCE/ Dosja 'Partizani' dhe 'Partizanët' në SPAK

'Putini e nis pushtimin e Ukrainës në shkurt dhe do futet nga Bjellorusia’

'Putini e nis pushtimin e Ukrainës në shkurt dhe do futet nga Bjellorusia’

12:04, 28/01/2022
A+ Aa A-

Presidenti amerikan, Joe Biden ka paralajmëruar homologun e tij ukrainas se duhet të përgatitet për një pushtim rus brenda pak javësh. Në një telefonatë me Volodymyr Zelensky, Biden paralajmëroi se ekziston mundësia që Vladimir Putin të sulmojë vendin e tij në shkurt.

Uashingtoni ka rrëzuar kërkesat kryesore të Moskës për çështjet e sigurisë, duke e lënë të hapur mundësinë e një sulmi të shpejtë.

Kjo do të thotë se pushtimi do të koincidojë me javët më të ftohta në Europën Lindore, kur toka është e ngrirë, duke bërë që tanket dhe artileria të manovrojnë më lehtësisht. Zyrtarët amerikanë thanë më herët se dimri i butë ka shtyrë planet e Putin për sulmin, pasi rajoni ishte kthyer në një baltovinë.

Ndërkohënjë zyrtar i lartë i inteligjencës britanike ka paralajmëruar se sulmi ndaj Kievit do të nisë nga Bjellorusia. Në këtë vend, Putini ka vendosur trupa dhe pritet që në shkurt të bëjë disa manovra ushtarake si mbulesë.

Njëkohësisht pritet të ketë një sulm amfib nga Krimeja, ku Rusia ka dërguar një numër anijesh në portin e Odesës. Kjo do bënte që ushtria ukrainase të përballej me sulme në disa fronte.

Dhjetëra-mijëra trupa që janë vendosur në lindje, do të lëvizin me lehtësi më pas për të pushtuar të gjithë vendin.

Zyrtari britanik tha se Putin do e pushtojë vendin brenda dy ose tre javësh.

Rusia ka vendosur rreth 120 mijë trupa në kufirin me Ukrainën. Rreth 60 mijë trupa të tjerë do të vijnë shumë shpejt.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco