Lajmi i fundit

TASK FORCE/ Dosja 'Partizani' dhe 'Partizanët' në SPAK

Kishin destinacion Italinë/ Gjenden të mbushura me kokainë të lëngshme 20.000 arra kokosi

Kishin destinacion Italinë/ Gjenden të mbushura me kokainë të lëngshme 20.000 arra kokosi

11:09, 28/01/2022
A+ Aa A-

Gati 20.000 arra kokosi, të mbushura me kokainë të lëngshme, janë gjetur nga autoritetet në Kolumbi në një dërgesë që destinacion e kishte Italinë.

Droga e fshehur në mënyrë të pazakontë u gjet falë një hetimi të bashkërenduar nga Drejtoria e Specializuar kundër Trafikimit të Drogës e Zyrës së  Prokurorit të Përgjithshëm dhe Drejtorisë Kundër Narkotikëve në Policinë Kombëtare, sipas një deklarate të lëshuar të enjten nga Zyra e Prokurorit Kombëtar të Kolumbisë.

Dërgesa pritej të nisej nga porti i Cartagena-s në Bolivar për Gjenova të Italisë. Zyrtarët thanë se 504 qese me 19.780 arra kokosi i gjetën me kokainë të lëngshme brenda tyre, shkruan Independent.

“Pas inspektimit, u vërtetua se uji në pemët tropikale ishte ndërruar me kokainë të lëngshme”, thuhet në deklaratën e autoriteteve kolumbiane.

Arrat e kokosit më pas u dërguan në një laborator të specializuar për ta përcaktuar sasinë e saktë të drogës së futur brenda arrave.

Zyra e Prokurorit tha se janë duke u zhvilluar hetime për t’i zbuluar personat përgjegjës dhe vendin ku arrat e kokosit janë ngarkuar fillimisht.

Edhe autoritetet italiane do të njoftohen për strukturën e trafikimit të drogës, e cila pritej ta pranonte këtë dërgesë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco