Lajmi i fundit

TASK FORCE/ Dosja 'Partizani' dhe 'Partizanët' në SPAK

VIDEO/ Momenti i tmerrshëm kur dy biznesmen hebrenj rrihen në prag të Ditës Ndërkombëtare të Holokaustit

VIDEO/ Momenti i tmerrshëm kur dy biznesmen hebrenj rrihen në prag të Ditës Ndërkombëtare të Holokaustit

07:59, 28/01/2022
A+ Aa A-

Një video tronditëse e cila tregon momentin kur dy pronarë hebrenj të një dyqani në veri të Londrës sulmohen nga një kalimtar tashmë është bërë virale.

Sulmi, i cili po hetohet si një krim urrejtjeje nga policia, ndodhi në Stamford Hill - një komunitet hebre që vitin e kaluar pa një 'rritje shqetësuese' të dhunës antisemite pas përshkallëzimit të tensionit në Lindjen e Mesme.

Ngjarja ka ndodhur vetëm disa orë para fillimit të Ditës së Përkujtimit të holokaustit një përkujtim solemn i gjashtë milionë hebrenjve që u vranë sistematikisht nën regjimin antisemitik të nazistëve.

Policia britanike i përshkroi pamjet e sulmit të publikuara në ‘këtë ditë të rëndësishme’ si një ‘kujtesë të tmerrshme se krimi i urrejtjes ende ekziston’.

Ndërsa kryeministri Boris Johnson e përshkroi sulmin si të tmerrshëm duke u shprehur:

''Falënderoj policinë për arrestimin e shpejtë. Ky sulm është një kujtesë e tmerrshme, në Ditën e Përkujtimit të Holokaustit, se një paragjykim i tillë nuk i është dorëzuar historisë, por mbetet një problem shumë real në shoqëri. Ne duhet të zhdukim antisemitizmin.'

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco