Lajmi i fundit

TASK FORCE/ Dosja 'Partizani' dhe 'Partizanët' në SPAK

Kokaina ishte 'përbërësi' sekret i transplantit të zemrës nga derri tek njeriu

Kokaina ishte 'përbërësi' sekret i transplantit të zemrës nga derri tek njeriu

07:25, 28/01/2022
A+ Aa A-

"Përbërësi" sekret i përdorur gjatë transplantit novator të zemrës nga derri te njeriu në fillim të këtij muaji ishte kokaina .

Tani, mjekët shpresojnë të shohin më shumë rezultate nga "droga e festës" në procesin e transplantimit.

Dr. Mohamed Mohyudin, drejtor i procesit të transferimit të një organi kafshe tek njeriu në Qendrën Mjekësore të Universitetit të Maryland, foli për Vice News për operacionin historik në një pacient 57-vjeçar, i cili u bë 'mikpritës' i një zemre derri të modifikuar gjenetikisht.

Derri nga i cili është marrë zemra ishte modifikuar gjenetikisht nga kompania amerikane e bioteknologjisë Revivicor (një degë e United Therapeutics) për të çaktivizuar disa nga gjenet e tij, gjë që mund të ketë bërë që trupi i pacientit ta refuzojë organin si trup i huaj.

Përpara se zemra e derrit të transportohej në Shtetet e Bashkuara, ajo u forcua me kokainë nga kompania suedeze e teknologjisë mjekësore XVIVO.

Zakonisht, organet e transplantit vijnë nga distanca shumë më të shkurtra pasi ato vendosen në trup brenda pak orësh .

Dr. Mohamed Mohyudin shpjegoi se si u përdor kokaina në një përzierje hormonesh, duke përfshirë kortizolin dhe adrenalinën, që parandalojnë përkeqësimin e indeve të gjalla gjatë udhëtimit të tij të gjatë në Maryland.

Studiuesit mjekësorë nuk janë të qartë në lidhje me mekanizmat pas efikasitetit të amfetaminës, por Mohyudin beson se përzierja e kokainës dhe hormoneve tashmë kishte tejkaluar alternativat e tjera.

Mjekët, të udhëhequr nga profesori Bartley Griffith i Shkollës së Mjekësisë të Universitetit të Maryland, shpresojnë të hapin rrugën për një lloj të ri transplanti që do të shpëtojë jetën e shumë njerëzve në mbarë botën për shkak të mungesës së organeve adekuate njerëzore për transplantim. 

Shumë njerëz në listat e pritjes së transplantit vdesin çdo vit përpara se të marrin organin vital që u nevojitet.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco