Lajmi i fundit

TASK FORCE/ Dosja 'Partizani' dhe 'Partizanët' në SPAK

Gara e çmendur për të arritur te avioni i rrëzuar amerikan para Kinës

Gara e çmendur për të arritur te avioni i rrëzuar amerikan para Kinës

20:25, 27/01/2022
A+ Aa A-

Një garë e çuditshme po zhvillohet për të mbërritur sa më parë te një avion i rrëzuar amerikan, përpara se kinezët të arrijnë të parët.

Sipas BBC, avioni me një vlerë prej 100 milionë dollarësh u rrëzua në Detin e Kinës Jugore gjatë një problemi teksa po ngrihej nga aeroplanmbajtësja USS Carl Vinson.

Avioni është mjeti më i ri i ushtrisë amerikane dhe është i mbushur me pajisje të klasifikuara.

Meqë avioni ka rënë në ujëra ndërkombëtarë, teknikisht loja është e hapur: kush shkon i pari atje, fiton.

Ekspertja Abi Austen thotë se “për SHBA është jashtëzakonisht e rëndësishme të shkojë atje e para”.

“F-35 është praktikisht një kompjuter fluturues. Ai është i projektuar për të lidhur asetet e tjera”.

Kina nuk e ka një teknologji të tillë, dhe nëse e merr në dorë, do i japë një avantazh të jashtëzakonshëm, shton ajo.

Një anije shpëtimi e SHBA është të paktën dhjetë ditë larg vendit të rrëzimit të avionit. Kjo do të thotë shumë vonë, pasi kutia e zezë do ketë dalë jashtë funksionit, çka do e bënte shumë të vështirë lokalizimin.

Kjo garë i ngjan Luftës së Ftohtë. Ekzistojnë disa precedentë për situata të tilla.

Në vitin 1974, CIA nxori në mënyrë sekrete një nëndetëse ruse nga fundi i detit në Havai duke përdorur një panxhë gjigante mekanike.

Dy vjet më vonë, ushtria kineze rikuperoi nëndetësen britanike Poseidon, që ishte fundosur në brigjet lindore të Kinës.

Ndërkohë besohet gjerësisht se Kina ka shtënë në dorë mbetjet e një helikopteri sekret amerikan ‘stealth’, që u rrëzua gjatë sulmit në kompleksin e Osama bin Ladenit në vitin 2011.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco