Lajmi i fundit

TASK FORCE/ Dosja 'Partizani' dhe 'Partizanët' në SPAK

Peshkatarët irlandezë duan të ndalojnë trupat e Putinit

Peshkatarët irlandezë duan të ndalojnë trupat e Putinit

20:05, 27/01/2022
A+ Aa A-

Nga Oskar Bender, BILD

Protestë kundër anijeve luftarake të Putinit!

Peshkatarët nga Irlanda duan të pengojnë një stërvitje ushtarake të Rusisë në Atlantik.

Arsyeja: Ata janë të shqetësuar për rezervat e tyre të peshqve. Ndërkohë rusët duan të përdorin këtë manovër për të përparuar drejt zonës ekskluzive ekonomike të Atlantikut, e cila është popullore për peshkatarët.

Fillimisht për këtë lajm raportoi stacioni televiziv irlandez, RTE.

Stërvitja ushtarake do të realizohet 200 milje në jugperëndim të portit të Korkut. Kjo do të thotë direkt mbi kabllot nënujrë që lidhin SHBA-në dhe Europën. Mes të tjerash, thirrjet telefonike transmetohen përmes këtyre kabllove. Stërvitja thuhet se është pjesë e një operacioni të madh ushtarak rus në shkurt, ku do të përfshihen 140 anije luftarake.

Bosi i Shoqatës së Peshkatarëve në Irlandë, Patrick Murphy, tha: “Protesta jonë është prezenca. Deti është vendi ynë i punës, ne duhet të jemi të sigurt aty, nuk duhet të kemi një ndërhyrje të tillë në jetesën tonë”.

Sipas tij, “anijet tona do të dalin në këtë zonë më 1 shkurt për të peshkuar”. Nëse një anije kthehet në port, një tjetër do të largohet për të siguruar që prezenca e vazhdueshme në ujë të jetë e garantuar.

“Nëse do jemi pranë rusëve, ne presim që ata të zbatojnë rregulloren e mos-përplasjes”.

Deri më tani, qeveria nuk ka lëshuar ndonjë urdhër që nuk lejon daljen në këtë zonë të peshkarexhave, madje në të kundërt, ajo e ka bërë të qartë se nuk e mirëpret këtë stërvitje ruse.

Ambasada ruse në Dublin ka kërcënuar: “Çdo përpjekje për të ndërhyrje në stërvitjen ushtarake do të jetë një akt i papërgjegjshëm dhe i pamëshirshëm, që do të rrezikojë si anijet tona, ashtu edhe peshkatarët”.

Sipas medieve, ambasadori rus ka thënë se stërvitja nuk përbën kërcënim për Irlandën apo këdo tjetër. Është vetëm një stërvitje e vogël me tre ose katër anije.

Megjithatë ai nuk tha nëse do ketë të shtëna me armë gjatë stërvitjes.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco