Politikani gjerman habit me deklaratën pas vdekjes së Presidentit të PE: Iku një bastard

Politikani gjerman habit me deklaratën pas vdekjes së Presidentit të PE: Iku një bastard

20:40, 13/01/2022
A+ Aa A-

Nicolaus Fest, eurodeputet i AFD-së, grupi i ekstremit të djathtë gjerman, ka bërë një deklaratë jo të zakonshme, lidhur me vdekjen e David Sassolit, i cili mbante postin e presidentit të Parlamentit Europian.  

“Më në fund ky bastard iku. Ky është mesazhi që ai ka shkruar në Whatss App në një bisedë brenda partisë së tij, duke e cilësuar Sassolin “një jodemokrat, turp për çdo ide parlamentare” .

Pas polemikës rreth këtyre fjalëve, Fest nuk i mohon ofendimet ndaj presidentit të ndjerë të Parlamentit Evropian. 

Në faqen e Facebook-ut ai përsëri akuzon Sassoli-n për “mbulimin” e supozuar të “mashtrimeve dhe skandaleve” të disa eurodeputetëve. 

“Pamja e vizatuar në deklaratat dhe nekrologjitë e David Sassoli, presidentit të ndjerë të Parlamentit Europian, është e paplotë ”, shkruan Fest në faqen e tij në Facebook. 

Po aq e diskutueshme ishte heshtja e tij për rastin e deputetit suedez Liberal Frederik Federley, i përfshirë në abuzim të rëndë të fëmijëve.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco