Një ngjarje shokuese ka ndodhur një ditë më parë në SHBA.
Mediat amerikane raportojnë se tre fëmijë janë gjendur të vdekur dhe një grua e plagosur në një apartament në Kaliforni të Amerikës.
Ngjarja po hetohet deri më tani si vrasje ose vetëvrasje e mundshme. Zbulimi tronditës është bërë në një rezidencë në Le Grand.
Fëmijët kanë qenë të gjithë nën moshën 8 vjeç dhe ende nuk dihet mënyra e vrasjes.
Gruaja duket se kishte plagë që i kishte shkaktuar vetë, kanë deklaruar autoritetet.
Sherifi lokal në zonë ka thënë se ende nuk dihet se çfarë lidhje kishte gruaja me fëmijët e vdekur, por se informacione të mëtejshme do jepen në vazhdim.
© SYRI.net