Itali, mungon ilaçi i covid. Zithromax është konsumuar për shkak të infektimeve masive

Itali, mungon ilaçi i covid. Zithromax është konsumuar për shkak të infektimeve masive

14:49, 13/01/2022
A+ Aa A-

Një nga ilaçet më të rëndësishme që përdoret për të trajtuar problemet me frymëmarrjen në shtëpi është shitur në të gjithë Romën. Kështu raporton media e njohur italiane Open Online.

Zithromax vazhdon të jetë i padisponueshëm prej disa ditësh ndërsa rastet e kujdesit në shtëpi për Covid-in dhe sëmundjet e tjera sezonale shumohen në mënyrë eksponenciale.

Me rritjen e infektimeve nga covid, çdo kuti e këtij ilaçi ka mbaruar dhe aktualisht nuk ka versione të tjera ose formula të preparateve ekuivalente me të.

Zithromax  është një antibiotik me bazë azitromicine, i tregtuar nga kompania e njohur farmaceutike Pfizer, e cila lufton infeksionet që sulmojnë rrugët e frymëmarrjes. Në shumicën e rasteve ajo përshkruhet  në recetë nga mjekët në kombinim me Tachipirinën.

Dhe në këtë valë të katërt të Coronavirus është thelbësor luftimi i sëmundjes në shtëpi, nga dhjetëra mijëra pozitivë me simptoma Covid

Rrjetet  sociale janë  mbushura me thirrje nga prindër të dëshpëruar që kërkojnë këshilla për mënyrat për të gjetur ilacin.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco