Bullgaria nxiton t'i japë fund skemë së 'pasaportave të arta', rrezikon lëvizjen e lirë në BE

Bullgaria nxiton t'i japë fund skemë së 'pasaportave të arta', rrezikon lëvizjen e lirë në BE

11:33, 13/01/2022
A+ Aa A-

Qeveria e re e Bullgarisë miratoi të mërkurën një projekt-ligj që synon të heqë qafe "pasaportat e arta", një program që lejon njerëzit të bëhen shtetas në këmbim të investimeve të mëdha.

Komisioni Evropian ka shprehur vazhdimisht shqetësimin për këtë praktikë dhe ka nisur procedura të shkeljes ligjore kundër Maltës dhe Qipros për këtë, njofton Euronews.

Komisioni Evropian konsideron se kjo skemë paraqet rreziqe për BE-në, të cilat "në veçanti lidhen me sigurinë, pastrimin e parave, evazionin fiskal dhe korrupsionin".

Në qershor 2021, Brukseli u dërgoi një letër autoriteteve bullgare duke u kërkuar atyre që të shfuqizojnë pasaporta të tilla komode.

Të huajt që investojnë shumën minimale prej një milion levash (ose 500,000 eurosh) mund të merrnin të drejtën e rezidentit të përhershëm.

Për dyfishin e kësaj shume, ata mund të marrin shtetësinë pa kaluar nëpër fazat më të lodhshme të një procedure të zakonshme. Por qeveria zbuloi parregullsi në 47 raste, pothuajse gjysma e totalit.

Ministria e Drejtësisë përmend në veçanti shembullin e investitorëve që  i kanë rishitur të drejtat ose një pronë të fituar së fundmi, menjëherë pas natyralizimit të tyre.

Kabineti i kryeministrit Kiril Petkov, i cili ka qenë në detyrë që nga mesi i dhjetorit, tha se do t'i jepte fund praktikës për shkak të "mungesës së investimeve reale në ekonomi, që mund të çojë në krijimin e vendeve të punës".

Projektligji, i mbështetur nga një pjesë e madhe e klasës politike, ende nuk është miratuar nga parlamenti.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco